Kinë, treguesi i logjistikës së tregtisë elektronike shënoi rekord në 6 vjet
2024-06-05 15:11:34

foto nga CFP

Treguesi i logjistikës së tregtisë elektronike të Kinës pati rritje në maj për tre muaj me radhë, duke shënuar rekord gjatë gjashtë vjetëve të fundit.

Në maj, treguesi i logjistikës së tregtisë elektronike në Kinë ishte 113.9 pikë, 0.7 më shumë se në prill. Treguesi është rritur në mbarë vendin, por krahinat lindore patën përmasën më të madhe të rritjes, ndërkohë që rritja e krahinave qendrore e kaloi mesataren kombëtare.

Nga ana e sektorëve, shtimin më të shpejtë të tregtisë elektronike e pati konsumi lidhur me udhëtimet, si sportet në natyrë, pajisjet turistike dhe porositja e ushqimeve me celular.

Aktivitetet promovuese në mes të vitit në platformat kryesore të tregtisë elektronike kanë nxitur shtimin në maj. (Wang Lei/ Artan)