Këshilltarët politikë të Kinës diskutojnë mbi ekonominë socialiste të tregut të nivelit të lartë
2024-06-05 15:42:51

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Mbledhja e shtatë e Komitetit të Përhershëm të Komitetit të 14-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK), organi më i lartë këshillimor politik në Kinë, u hap të martën në Pekin, me fokus në krijimin e një sistemi të ekonomisë socialiste të tregut të nivelit të lartë. 

Në raportin që mbajti në këtë mbledhje, zv.kryeministri Ding Xuexiang theksoi përpjekjet për rritjen më të fortë, më të mirë e më të madhe të kapitalit shtetëror e të ndërmarrjeve shtetërore, njëkohësisht për të siguruar një mjedis të mirë dhe më shumë mundësi për sektorin jopublik. 

Është e rëndësishme të përshpejtohet zhvillimi i një tregu kombëtar të njësuar, të përmirësohet sistemi thelbësor i ekonomisë së tregut, si mbrojtja e të drejtave të pronësisë, hyrja në treg, konkurrenca e drejtë e krediti shoqëror dhe të ndërtohet një sistem tregu i standartit të lartë, tha ai. 

Numri dy i qeverisë bëri thirrje për të shfrytëzuar plotësisht orientimin strategjik të planeve kombëtare të zhvillimit dhe për të forcuar bashkërendimin mes politikave fiskale e monetare, duke nxitur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm e të shëndetshëm. 

"Ne do të ndërmarrim më shumë nisma për t'u përshtatur me rregullat ekonomike-tregtare të standardit të lartë ndërkombëtar, do të zgjerojmë vazhdimisht hapjen institucionale dhe do të nxisim epërsitë e reja në bashkëpunimin dhe konkurrencën ekonomike botërore," theksoi Ding.