Bashkësia ndërkombëtare vlerëson misionin eksplorues hënor "Chang'e-6" të Kinës
2024-06-05 16:08:32

Të martën, më 7:38 sipas orës së Pekinit, ngjitësi i sondës kozmike kineze "Chang'e-6" u nis nga ana e pasme e Hënës me mostra hënore dhe hyri me sukses orbitën e përcaktuar rreth Hënës.

Sonda kozmike "Chang'e-6" nisi veprimin e parë të njerëzimit për mbledhjen e mostrave në anën e pasme të Hënës dhe bashkësia ndërkombëtare ka treguar një vëmendje të madhe lidhur me këtë, duke vlerësuar përparimin e vazhdueshëm dhe aftësinë novatore të Kinës në fushën e kërkimeve hapësinore.

Ulja me sukses e sondës "Chang'e-6" është një gur kilometrik në eksplorimin hapësinor të Kinës, sipas një artikulli në uebsajtin gjerman "Tagesschau".

Qarqet shkencore kanë shpresa të mëdha për eksplorimin në anën e pasme të Hënës dhe mostrat e mbledhura këtë herë janë me vlerë të lartë kërkimore për zbulimin se si u formua fillimisht Hëna, thuhet në artikull.

Raportimi rreth "Chang'e-6" në uebsajtin e "Deutsche Welle" 

"Deutsche Welle" raportoi se misioni eksplorues hënor "Chang'e-6" pasqyron përparimin e madh të Kinës në eksplorimin hapësinor.

Televizioni Satelitor "Al Arabiya" me seli në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe përshkroi hollësisht objektivat dhe detajet teknike të sondës "Chang'e-6" dhe vlerësoi përparimin e aftësinë e novacionit të vazhdueshëm të Kinës në fushën e hapësirës, veçanërisht përparimet në teknologjinë e eksplorimit pa astronautë, gjë që tregon ambicien dhe pozicionin udhëheqës të Kinës në eksplorimin hapësinor.

Televizioni "Al Jazeera" i Katarit beson se ky është një tjetër përparim i madh i Kinës në eksplorimin hapësinor, duke demonstruar rritjen e forcës shkencore e teknologjike të Kinës dhe aftësinë e saj të pavarur të novacionit, veçanërisht në teknologjinë e zbulimit dhe të marrjes së mostrave në mjedis të ndërlikuar. (Wang Lei/ Artan)