Kina dhe Venezuela zotohen për bashkëpunim të ngushtë, gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm në Pekin
2024-06-05 20:41:30

Ministri i Jashtëm i Kinëz, Wang Yi u takua të mërkurën në Pekin me Ministrin e Jashtëm të Venezuelës, Yvan Gil Pinto. Të dy palët u zotuan të bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin në sferën globale shumëpalëshe.

Duke theksuar se ky vit shënon 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, u bëri thirrje palëve të ndërtojnë plane strategjike largpamëse, për të injektuar përmbajtje të re në partneritetin strategjik të dy vendeve.

Wang tha se Kina mbështet Venezuelën në mbrojtjen e sovranitetit dhe dinjitetit të saj kombëtar. Ajo mbështet vendin në eksplorimin e një rruge zhvillimi të përshtatshme për kushtet e saj kombëtare.

Kina është e gatshme të punojë me Venezuelën për të zgjeruar më tej tregtinë dypalëshe dhe fushat e bashkëpunimit. Gjithashtu jemi të gatshëm të ndihmojmë Venezuelën të përshpejtojë procesin e industrializimit dhe diversifikimin ekonomik, tha Wang.

Nga ana e tij, Gil tha se pala venezueliane i përmbahet në mënyrë të vendosur parimit të një Kine dhe mbështet Kinën për çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore, si sovraniteti kombëtar dhe integriteti territorial.

Duke folur për respektimin e drejtësisë dhe barazisë së Kinës në çështjet ndërkombëtare, ai tha se Venezuela është e gatshme të punojë me Kinën për të ruajtur komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë, si edhe për të promovuar zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve Amerikë Latine - Kinë.(Xu Guang)