Claudia Sheinbaum, presidentja e parë grua e Meksikës
2024-06-04 10:58:13

Presidentja e Meksikes (Foto Tiranapost)

Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike.

Autoriteti Zyrtar Zgjedhor bëri të ditur se rezultatet treguan se ish-kryebashkiakja 61-vjeçare e qytetit të Meksikos fitoi rreth 60% të votave në zgjedhjet e së dielës, njofton “Panorama”.

Kjo i jep asaj një epërsi prej më shumë se 30 pikë përqindje ndaj rivales së saj kryesore, biznesmenes Xochitl Galvez.

Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim Andres Manuel Lopez Obrador më 1 tetor.

Sheinbaum, një ish-shkencëtare, në fjalimin e saj të fitores, u tha votuesve: “Unë nuk do të dështoj”.

Përpara se të kandidonte për presidente, Sheinbaum ishte kryebashkiake e qytetit të Meksikos, një nga postet më me ndikim politik në vend dhe që i hapi rrugën për presidencën. (Fatosi)