Gjermania organizon manovrat e Forcave Ajrore të NATO-s
2024-06-04 15:34:43

Flamuri i Natos (Foto Atsh)

Flamuri i Natos (Foto Atsh)

Duke nisur prej të hënës, rreth 60 avionë luftarakë dhe avionë të tjerë luftarakë do të marrin pjesë në manovrat taktike të Forcave Ajrore të NATO-s, në një bazë ajrore gjermane, njofton “ATSH”.

Rreth 1100 ushtarë nga 11 vende të NATO-s marrin pjesë në manovrat “Tiger Meet” në Jagel, në shtetin verior gjerman të Schlesëig-Holstein.

Manovrat do të zgjasin deri më 14 qershor.

Sipas ushtrisë gjermane, manovra ushtarake synon të intensifikojë bashkëpunimin me vendet aleate dhe të ndajë ekspertizën aeronautike dhe teknike.

“Këto janë manovrat më të mëdha në operacionet e përbashkëta të luftës ajrore në Evropë, të cilat ofrojnë një përvojë veçanërisht të vlefshme për ekuipazhet ajrore pjesëmarrëse”,- bëri të ditur Ushtria gjermane.  (Fatosi)