Kina fillon të sjellë mostrat nga ana e pasme e Hënës, të parat në botë
2024-06-04 12:09:39

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të martën Kina filloi të sjellë mostrat e para hënore në botë nga ana e pasme e Hënës, si pjesë e misionit Chang'e-6, sipas Administratës Kombëtare të Hapësirës së Kinës (CNSA). 

Pjesa ngritëse e anijes hapësinore Chang'e-6 u ngrit nga sipërfaqja e hënës, për t'u ankoruar në pjesën e orbituesit dhe për të nisur përfundimisht sjelljen e mostrave në Tokë.

Anija kozmike u nis më 3 maj. Instrumenti i saj zbarkues-ngritës arriti në Hënë më 2 qershor. 

Kina mori mostrat nga ana ballore e Hënës gjatë misionit Chang'e-5 në vitin 2020.