Xi Jinping-u uron presidenten e sapozgjedhur meksikane Sheinbaum
2024-06-04 19:46:16

foto nga VCG

foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh znj. Claudia Sheinbaum për ta uruar për zgjedhjen e saj si presidente e Shteteve të Bashkuara të Meksikës.

Presidenti Xi vuri në dukje në mesazhin e tij se Meksika është një vend i madh në Amerikën Latine e një vend i rëndësishëm në zhvillim dhe Kina e Meksika janë partnere të gjithanshme strategjike. Aktualisht, marrëdhëniet kino-meksikane ruajnë zhvillimin e mirë dhe natyra e tyre strategjike, përplotësuese e me përfitim të ndërsjellë po shfaqet vazhdimisht. "Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Meksikë dhe jam i gatshëm të forcoj komunikimin strategjik me presidenten Sheinbaum për t'i çuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në një nivel të ri dhe për të sjellë më shumë përfitime për të dy popujt,”shkruan Xi Jinping-u në mesazhin e vet të urimit për presidenten e zgjedhur meksikane.     (Fang Xiaoyu/Artan)