CMG: Le të zbulojmë disa fakte të ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara mbi “lundrimin e lirë” në Detin e Kinës Jugore
2024-06-03 11:54:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Lundrimi nuk është hegjemoni. Liri nuk do të thotë veprime pa kufinj.” Kështu u shpreh në konferencën për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës, mbi raportin e “Lundrimit të lirë, të publikuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes për vitin fiskal 2023.

Sipas raportit, në vitin fiskal 2023, Shtetet e Bashkuara sfiduan 29 “kërkesa të tepërta detare” nga 17 vende e rajone, ku përfshihet edhe Kina.


Vitet e fundit, lundrimi i lirë është bërë një pretekst i zakonshëm i Shteteve të Bashkuara për kryerjen e manovrave të përbashkëta dhe promovimin e fuqisë ushtarake. Nga viti i kaluar deri më sot, Filipinet kanë hyrë disa herë në ujërat e shkëmbinjve Renai dhe Ishullit Huangyan. Për herë të parë u zhvillua samiti SHBA-Japoni-Filipine, ku u bë një sulm i paarsyeshëm ndaj Kinës, mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore. Si një dorë pas skene, Shtetet e Bashkuara shpeshherë kanë shfrytëzuar thënien “lundrimin e lirë”.

Sipas konventës së Ligjit Oqeanik të Kombeve të Bashkuara, të gjitha palët kanë liri lundrimi në ujërat asnjëanëse, por kjo gjë duhet të jetë në përshtatje me kërkesat. Ujërat asnjëanëse duhet të shfrytëzohen për synime paqësore. 

Vlen të përmendet që në konventën e ligjit oqeanik të OKB-së, përcaktohen të drejtat e mbrojtjes së vendeve bregdetare. Vendet bregdetare mund të marrin masa të përshtatshme për të ndaluar kalimet e dëmshme. Vendet bregdetare mund ti kërkojnë anijeve të huaja ushtarake të largohen menjëherë nga territori detar, nëse ato nuk zbatojnë ligjet vendase.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lundrimi i lirë që promovojnë Shtetet e Bashakuara është një veprim brutal. Në syrin e SHBA-së, “ujërat jashtë territorit detar janë ujëra asnjanëse”. Për këtë qëllim ajo ka krijuar konceptin “ujëra ndërkombëtare”. Sipas këtij koncepti, anijet ushtarake amerikane mund të lundrojnë lirshëm në zonat e posaçme ekonomike me rreze 200 milje detare, si dhe zonat me rreze 12 milje detare, duke mos u kufizuar nga ligjet e vendeve përkatëse.

Është e qartë që “lundrimi i lirë” i Shteteve të Bashkuara nuk  përputhet me “lundrimin e lirë” të Kombeve të Bashkuara, madje kanë ndryshime thelbësore. SHBA nuk është anëtare e konventës së OKB-së në këtë drejtim, por ajo shfrytëzon konceptin e lundrimit të lirë, duke sfiduar “kërkesat e tepërta detare” të vendeve të tjera. Thelbi i saj është të ruajë hegjemoninë oqeanike globale me “ligjet dhe rregullat e veta familjare”.

CMG-ja ka siguruar disa informacione nga të dhënat e hapura. 

Gjatë 15 viteve, nga 1991 deri në 2006, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka përmendur Kinën në raportin “Lundrimi i lirë”, përkatësisht në 1992,1993 dhe 1994. Që nga viti 2007, Kina është bërë vazhdimisht objekt i veprimeve të Shteteve të Bashkuara për “lundrimin e lirë”. Sipas statistikave kineze, gjatë periudhës 2015-2022, veprimet e “lundrimit të lirë” të SHBA-së në shkëmbinjtë dhe ishujt e Detit të Kinës Jugore janë në rritje të vazhdueshme, duke shënuar 39 herë gjithsej.

Në fakt, një ndryshim i tillë lidhet ngushtë me elementë, si zhvendosja e fokusit strategjik në Azi-Paqësorin, shtimi i vazhdueshëm i dyshimit strategjik ndaj Kinës dhe forcimi i pandërprerë i mosmarrëveshjeve Filipine-Kinë mbi sovranitetin e Detit të Kinës Jugore. Nëse shohim politikat e jashtme të SHBA pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, mund të dallojmë qartë gjurmët e ndryshimit të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Kinës Jugore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Greg Austin, studiues në Institutin e Vendeve Perëndimore, theksoi se të ashtuquajturat kërcënime nga veprimet e Kinës në Detin e Kinës Jugore ndaj lundrimit komercial, janë në fakt një mashtrim i Pentagonit. E vërteta është që falë përpjekjeve të përbashkëta të Kinës dhe ASEAN-it, në këtë zonë nuk ka patur probleme lundrimi. Përhapja e “lundrimit hegjemonik” në emër të “lundrimit të lirë” është rrënja e rrezikut detar dhe ajror në këtë rajon.