Foto nga Xinhua
Zv/Kryeministri i Kinës Ding Xuexiang kërkoi shtimin e përpjekjeve për të garantuar procesin e provimeve të pranimit në shkollat e larta 2024, si edhe përgjegjësi për sigurimin e mbarëvajtjes dhe barazisë.
Ding inspektoi të dielën punën përgatitore për procesin e provimeve, të njohur gjithashtu si Gaokao, i cili zakonisht fillon në 7 qershor të çdo viti.
Foto nga Xinhua
Në një qëndër provimesh të një shkolle së mesme në Pekin, Ding u njoh me gjendjen e dhomës së provimit, menaxhimit e procesit të pritjes, si edhe shërbimet përkatëse. Ai bisedoi gjithashtu edhe me anëtarët e personelit që punojnë në dhomat e mbikqyrjes, transmetimit dhe provimit.
Të dhënat nga Ministria e Arsimit tregojnë se në vitin 2024, rreth 13.42 milionë studentë janë regjistruar për provimin e pranimit në shkollat e larta të Kinës, një rritje prej 510 mijë studentësh nga viti i kaluar. Gaokao konsiderohet si provimi më i rëndësishëm në Kinë.