Ministri i Tregtisë: Kina e hapur për dialog për të zgjidhur fërkimet tregtare me BE
2024-06-03 14:35:48

Foto Ministria e Tregtisë

Ministri i Tregtisë Wang Wentao, pohoi se Kina është e hapur për dialog, për të zgjidhur siç duhet fërkimet tregtare me Bashkimin Evropian. Ajo do të marrë të gjitha masat e nevojshme, për të mbrojtur interesat legjitime të kompanive kineze. 

Wang i bëri deklaratat të shtunën, gjatë një takimi me ndërmarrjet e financuara nga Kina në Barcelonë.

Vërejtjet e tij erdhën si përgjigje ndaj hetimeve të fundit të BE-së në produktet kineze, duke përfshirë automjetet elektrike, lokomotivat hekurudhore, pajisjet fotovoltaikë për prodhimin e energjisë së erës, inspektimet e sigurisë dhe kujdesin shëndetësor.

Hetimet u kryen nën pretekste të rreme si mbikapaciteti kinez dhe konkurrenca e pandershme. Ato përfshinin përdorim diskriminues të mjeteve juridike tregtare, instrumentave të prokurimit ndërkombëtar dhe rregulloreve të subvencioneve të huaja, tha Wang. Këto lëvizje po rrisin rrezikun e përshkallëzimit të fërkimeve tregtare Kinë-BE shtoi ai.

Liderët e Francës, Gjermanisë dhe BE-së janë zotuar vazhdimisht të shmangin luftën tregtare, duke shprehur mbështetje për një sistem tregtar shumëpalësh të bazuar në rregulla, si edhe një mjedis të barabartë për konkurrencë. 

Shqetësimet legjitime të Kinës dhe BE-së duhet të adresohen, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të fërkimeve tregtare, tha Wang, duke theksuar se Kina do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e kompanive kineze, nëse BE dështon të veprojë sipas fjalëve të saj dhe të vazhdojë shtypjen.