< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Durrësi përfshihet në Xhiron e Italisë të Garave me Vela
2024-06-03 10:38:08

Durrësi në Xhiron e Italisë (Foto ATSH)

Qyteti i Durrësit është futur në listën e garave të këtij aktiviteti të madh të sporteve ujore italiane, i cili organizohet nga Marina Ushtarake e Italisë, njofton ATSH.

Lajmi është dhënë nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Gara e Italisë e Varkave me Vela është një nga sportet më popullore e tradicionale që jo vetëm tërheq të pasionuarit pas sporteve ekstreme ujore.

Ky aktivitet promovon fuqishëm pikat e shumta turistike të bregdetit italian.

Futja edhe e Durrësit në hartën e këtij aktiviteti me garën në etapën Vendi i shqiponjave – Durrës, i hap një perspektivë të re zhvillimit të këtij sporti edhe në Shqipëri, duke u bërë edhe një promovues elitar i bukurive të bregdetit shqiptar të Adriatikut dhe nxitjes së turizmit.

Aktiviteti do të zhvillohet nga data 16 qershor deri më 21 korrik 2024, ndërsa etapa e Durrësit do të jetë në datat 6-9 korrik, njofton Marina Ushtarake Italiane.

 

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree