Moti i keq shkakton përmbytje në Itali dhe Gjermani
2024-06-02 12:14:37

Permbytje (Foto Rtsh)

Permbytje (Foto Rtsh)

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në disa vende. Autoritetet në Gjermaninë jugore u kanë kërkuar qytetarëve në zonat përgjatë lumenjve që të shmangin bodrumet dhe të largohen nga banesat e tyre për disa ditë, shkruan “RTSH”.

Rreth 1300 persona janë këshilluar të evakuohen në Bavari, ku sipas Shërbimit Meteorologjik pritet të bien reshje të dendura shiu.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme, rajoni Gunzburg ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore, ndërsa banorët e tij janë evakuuar.

“Presim të kemi përmbytje të rënda. Aktualisht është e paqartë se sa do të rritet niveli i ujit, ndaj kërkohet kujdes i veçantë”,- shkroi Shërbimi Zjarrfikës, duke u bërë thirrje banorëve të Linadut pranë liqenit të Kostancës të evakuohen në strehimet e emergjencës ose të qëndrojnë në katet e sipërme të banesave.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Udine të Italisë, niveli i lumit Natisone u rrit ndjeshëm për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Tre të rinj rezultojnë të zhdukur. (Irma)