Egjipti mohon për dakordësi me Izraelin për të rihapur pikën kufitare të Rafahut
2024-06-02 11:16:06

Kamione me ndihma per Gazen (Foto Rtsh)

Kamione me ndihma per Gazen (Foto Rtsh)

Egjipti ka mohuar se ka rënë dakord me Izraelin për të rihapur pikën jetike kufitare Rafah me Rripin e Gazës, raportoi media egjiptiane, përcjell “ATSH”.

Në fillim të këtij muaji, Izraeli mori nën kontroll anën e Gazës të kalimit Rafah me Egjiptin, në një operacion që bllokoi dërgesat e ndihmave përmes objektit në brezin bregdetar me popullsi të dendur.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Media egjiptiane citoi një burim të lartë, duke bërë të ditur se nuk kishte asnjë të vërtetë në raportet e mediave në lidhje me një marrëveshje egjiptiano-izraelite për rihapjen e kalimit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Egjipti këmbëngul në tërheqjen totale të Izraelit nga kalimi si kusht për rifillimin e punës së tij”,- theksoi burimi.

Pas mbylljes së kalimit, Egjipti tregoi se nuk do të koordinonte dërgesat e ndihmave përmes Rafah derisa forcat izraelite të tërhiqeshin. (Irma)