Foto nga CMG
Më 30 maj u hap në Pekin Takimi i 10-të i Ministrave në kuadër të Forumit të Bashkëpunimit mes Kinës dhe Vendeve Arabe.
Sot, do të bëjmë një intervistë me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të qeverisë libiane, Abdul Hamid Dbeibah, i cili po ndodhet në Pekin për të marrë pjesë në këtë aktivitet të madh mes Kinës dhe vendeve arabe.
Gjatë intervistës me CMG, Abdul Hamid Dbeibah u shpreh se vizita në Kinë është zhvilluar në kushte shumë të veçanta historike dhe ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe.
“Si Kryeministër, dua të them që Libia ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Gjithsesi, sot kemi ardhur jo vetëm me këto probleme, por edhe me disa arritje. Libia po zhvillohet drejt stabilitetit dhe zhvillimit. Kemi ardhur për t’u takuar me një mik të vjetër si Kina,” theksoi Abdul Hamid Dbeibah.
Kjo vizitë ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për Libinë dhe popullin libian, si nga ana politike, ekonomike, ashtu edhe nga ana strategjike.
Gjatë intervistës, Abdul Hamid Dbeibah theksoi disa herë rëndësinë e paqes dhe stabilitetit për një vend, si edhe dëshirën e tij të thellë që Libia të kthehet në rrugën e zhvillimit. Ai shprehu vlerësimin e Libisë për arritjet e zhvillimit të Kinës, që janë shumë të rralla në botë. Gjithashtu falënderoi Kinën për mbështetjen e saj të fortë. Ai beson se bashkëpunimi Kinë - Vendet Arabe ka një rëndësi të çmuar, jo vetëm për Libinë dhe vendet arabe, por edhe për paqen dhe zhvillimin në botë.
Ai gjithashtu shprehu shpresën që Kina dhe vendet arabe të vazhdojnë të ndihmojnë njëra-tjetrën, të çojnë përpara frymën e miqësisë dhe të krijojnë së bashku një të ardhme të re për një botë më të mirë.