< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Kreu i Ligës Arabe: Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe pasqyron dëshirën e përbashkët për marrëdhënie të forta
2024-05-31 10:09:16

foto nga Xinhua

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Shteteve Arabe (AL), Ahmed Aboul-Gheit, mendon  se Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe pasqyron një dëshirë të përbashkët për të ndërtuar marrëdhënie të forta. “Forumi ka lidhur Kinën dhe vendet arabe në një marrëdhënie të qëndrueshme përmes takimeve të rregullta. Forumi mbahet çdo dy vjet në nivelin e ministrave të Jashtëm dhe një herë në vit në nivelin e zëvendësministrave dhe zyrtarëve të lartë", - tha Aboul-Gheit për “Xinhua” në një intervistë të fundit.

Ky vit shënon 20-vjetorin e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe dhe takimi i 10-të ministror i forumit u mbajt në Pekin. Kina kishte ftuar një numër liderësh të vendeve arabe për të marrë pjesë në këtë konferencë, e cila ka si synim të përforcojë marrëdhëniet midis dy palëve.

"Unë mora pjesë në forumin e vitit 2020 në Pekin, ku të gjithë ministrat e Jashtëm arabë ishin në takim. Diskutimet midis dy palëve ishin intensive dhe të ngrohta, duke reflektuar një dëshirë të përbashkët për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë",- tha Aboul-Gheit.

Shefi i Ligës Arabe vuri në dukje se forumi është një nxitje e shumanshme për marrëdhëniet Kinë-Shtetet Arabe, duke filluar nga thellimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik deri te promovimi i shkëmbimeve kulturore. Ai gjithashtu vuri në dukje se forumi ka çuar në më shumë iniciativa dialogu për promovimin e bashkëpunimit praktik midis Kinës dhe vendeve arabe, siç është Samiti i parë Kinë-Shtetet Arabe i mbajtur me sukses në Riad në dhjetor 2022.

Aboul-Gheit tha se Kina është e gatshme të forcojë marrëdhëniet me vendet arabe dhe këto të fundit duhet të jenë më të hapura ndaj Kinës. “Kina është një fuqi ekonomike në zhvillim dhe ka një aftësi të madhe për të inovuar, për të ofruar teknologji të avancuara dhe për të frymëzuar më shumë botën arabe, ç’ka meriton vëmendjen tonë të madhe”,-  shtoi ai. Shefi i Ligës Arabe theksoi rëndësinë e zbatimit të këtyre planeve për të siguruar përparimin e bashkëpunimit. "Forumi i Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe ka një program ekzekutiv që ndjek të gjitha vendimet dhe deklaratat dhe kërkon t'i zbatojë ato sa më shumë që të jetë e mundur",- tha ai.

Lidhur me perspektivat e ardhshme të zhvillimit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe, Aboul-Gheit tha se gjëja më e rëndësishme për të dyja palët është që të angazhohen për zbatimin e atyre për të cilat është rënë dakord.

Në nëntor 2023, Kina dhe Jordania nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për promovimin e përbashkët të ndërtimit të “Një brez, një rrugë”. Kina ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të “Një brez, një rrugë" me të 22 vendet arabe.

"Të gjitha vendet arabe janë anëtare të nismës “Një brez, një rrugë”. Ajo luan një rol të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit arabo-kinez",- vuri në dukje shefi i Ligës Arabe.

Duke folur për përpjekjet e përbashkëta për të ndërtuar një komunitet arabo-kinez me një të ardhme të përbashkët në epokën e re, Aboul-Gheit tha se ekziston një ndjenjë e besimit të ndërsjellë dhe të dyja palët janë të lidhura nga bashkëpunimi i favorshëm që synon interesa të përbashkëta.

Ai vlerësoi ekzistencën e 19 mekanizmave të punës në kuadër të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Shtetet Arabe, duke theksuar se këto mekanizma janë rezultat i punës së palodhur.

“Kjo do të thotë se janë 19 sektorë në të cilët po punohet për të rritur bashkëpunimin, si sektorët e kulturës, të drejtat e grave, tregtia, prodhimi, portet etj. Këto janë fusha jashtëzakonisht të rëndësishme, që kërkojnë shumë përpjekje, inovacion dhe bashkëpunimin mes ekspertëve nga të dyja palët, si dhe angazhim për zbatimin e këtyre mekanizmave”,- tha kreu i Ligës Arabe.

Për të nxitur shkëmbimet mes njerëzve, si dhe thellimin e marrëdhënieve kulturore dinamike, ai theksoi rëndësinë e përkthimit të librave në kinezisht dhe arabisht dhe organizimin e aktiviteteve kulturore.

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree