Rektori Fatbardh Sallaku, roli i UBT në bujqësi
2024-05-29 10:16:16

Universiteti bujqesor i tiranes (Foto UBT)

Universiteti bujqesor i tiranes (Foto UBT)

Turizmi dhe bujqësia nuk mund të bëjnë pa njëri- tjetrin, ndaj duhen fuqizuar paralelisht. Kështu shprehet në një intervistë për mediat Rektori i Universitetit Bujqësor (UBT) Fatbardh Sallaku, i cili shpalos kontributin e UBT-së në drejtim të bujqësisë.

“Biem dakord që sektori i bujqësisë është sektori kryesor i ekonomisë shqiptare dhe e kam theksuar edhe herë të tjera, Shqipëria e ka të profilizuar tashmë kuptimin e vet në drejtim të bujqësisë dhe të turizmit. Sektorë të cilët nuk shkojnë veç pa njëri -tjetrin çka do të thotë që fokusin në përmirësimin e sektorit të bujqësisë duhet të jetë në axhendë të çdo qeverie, çdo organizate, çdo institucioni. Edukimi nuk mund të bëjë dallim dhe flasim për rolin e edukimit bujqësor pasi ne nuk mund të pretendojmë të kemi një bujqësi të zhvilluar moderne pa patur burimet humane, të cilat fatkeqësisht për sa i përket sektorit të bujqësisë, çdo ditë e më shumë janë me mungesa dhe janë sa më të nevojshme dhe të duhura.”

Universiteti Bujqësor njihet në të gjithë botën dhe ky është avantazh.

“Shqipëria duhet të jetë me fat që e ka Universitetin Bujqësor që është ndër më të mirët në Shqipëri, me fakte me shifra është një universitet i cili ka qenë i njohur që para viteve 90 në çdo cep të globit, pasi politika ka qenë pak e përfshirë në ish Institutin e Lartë Bujqësor. Për vetë natyrën e programeve janë programe të shkencave të jetës, agronomi, zooteknikë, pyje, veterinari, të cilat në çdo cep të botës mund të gjesh sot specialistë të diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës.  Është një universitet, i cili vitet e fundit është futur në një proces të plotë reformimi total.”- tha rektori.

 

Rektori i UBT Fatbardh Sallaku (Foto Pamfleti)

Rektori i UBT Fatbardh Sallaku (Foto Pamfleti)

Universiteti që përgatit të rinjtë në bujqësi ecën hap pas hapi me aktualitetin.

“Detyra e çdo universiteti është të mos të rrijë në pozita pritëse dhe gjithmonë universiteti duhet të reagojë. Ne jemi koshientë që zhvillimet janë të tilla që duhet patjetër që cdo universitet të reagojë sa më shpejt të jetë e mundur në lidhje jo me organizimin, por me lëshimin e ofertës akademike në lidhje me kërkesat e tregut të punës. Jo vetëm me kërkesat e tregut të punës, me kërkesat e të rinjve shqiptarë dhe me tendencat e kohës. Një universitet ka në fokus tre akse apo kolona kryesore. Si vizion është i fokusuar në mësimdhënie, në kërkim shkencor dhe në transferim teknologjish. Fatkeqësisht unë e pranoj jemi të vetëdijshëm për faktin që sa i përket transferimit të teknologjisë, universitetet lënë për të dëshiruar dhe kjo na ka bërë të ndjeshëm të fillojmë të ndryshojmë”, tha prof.Sallaku

Janë edhe zona të ndryshme në Shqipëri që kanë nevojë për degët e bujqësorit.

“ Sot në botë, në Europë, janë dy tipe universitetesh. Janë disa universitete të fokusuar dhe disa universitete që ofrojnë çdo lloj diplome. Fatmirësisht Universiteti Bujqësor i Tiranës është tematik, që është i fokusuar dhe nuk ka ndryshuar natyrën, ndër universitetet e vetme i cili nuk ka riskuar duke ofruar programe nga më të ndryshmet, të cilat do të çonin në reduktim, në një farë humbje të fokusit. UBT  është ndër universitetet e vetme që është i fokusuar në disa programe, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me sektorin e bujqësisë. UBT  është i vetmi universitet në Shqipëri që ofron kompetenca profesionale, programe mësimore në gjitha fushat e bujqësisë, mjekësi veterinare, inxhinieri pyjesh agronomi, zooteknikë, peshkim, përpunim, agrobiznes, mjedis dhe burimet natyrore, pra janë degë të cilat i duhen të gjithë ekonomisë shqiptare, dhe ne flasim për profesione. “

Bujqesia  (Foto Ministria e Bujqësisë)

Bujqesia  (Foto Ministria e Bujqësisë)

Mungesa e interesimit të të rinjve në sektorin e bujqësisë është një problem, por jo vetëm shqiptar.

“Janë një serë faktorësh. Eshtë e vërtetë që ka një tkurrje studentësh, si në çdo vend të botës realisht. Duhet të biem dakord dhe të pranojmë faktin që kjo ulje e numrit të të rinjve apo interesit të tyre për të studiuar, nuk është vetëm fenomen shqiptar. Kemi bërë studime për këtë. Faktorë që afektojnë Universitetin Bujqësor drejtpërdrejt është numri i lindshmërisë në Shqipëri, i cili është më i ulët se numri i vdekshmërisë. Asnjëherë nuk ka ndodhur më parë që Shqipëria ta kishte këtë”, u shpreh për mediat rektori i UBT-së prof.Fatbardh Sallaku