Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
2024-05-04 18:00:00

Përshëndetje, të gjithëve. Jam Burimi, një gazetar kinez që flet shqip. Në ditën e sotme të globalizimit, gjuha jo vetëm është një mjet komunikimi, por është një urë e rëndësishme që lidh kultura të ndryshme. Në Kinë ka një universitet i cili quhet si OKB e vogël, ku ofrohen 101 dega të gjuhëve të ndryshme, duke përshirë 32 gjuhë evropiane, si gjuha shqipe.  Këtu grumbullohen talentet më të shkëlqyera të rinj në fushën e gjuhëve të të gjithë Kinës. Sot është Dita e Rinisë të Kinës, dhe unë do t'ju çoj në shkollën e Gjuhëve dhe Kulturave Evropiane në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, për të dëgjuar zërin e rinisë, për të ndjerë fuqinë e gjuhëve dhe për të parë perspektivën e të rinjve mbi marrëdhëniet mes Kinës dhe Evropës."