Retorika e ndarjes dhe e pavarësisë po ndez ”flakët e luftës ” në Oqeanin Paqësor
2024-05-28 11:04:20

Zgjedhjet e liderit të Tajvanit në fillim të këtij viti ishin një pikë e ndezur gjeopolitike me vlerë të madhe ekonomike e politike në rrjedhen e Oqeanit Paqesor dhe përtej saj. Por ndërsa flasim për rëndësinë gjeopolitike të Tajvanit, ajo është e tillë vetëm për Perëndimin duke u bërë kështu edhe peng stratetgjik i saj që përdoret here-here si “karrem” në Oqeanin paqësor.

Më 13 janar 2024, Tajvani mbajti zgjedhjet për liderin dhe organin ligjvënës. Lai Ching-te i Partisë Demokratike Progresive, doli fitues, duke zgjuar vëmendjen ndërkombëtare të tranzicionit politik në vazhdim, i cili kulmoji me inaugurimin e Lait më 20 maj.

CFP

 Lai Ching-te/CFP

Gjatë "fjalimit të tij të inaugurimit", Lai foli diskursin e tij  mbi "pavarësinë së Tajvanit", duke nxitur separatizmin dhe konfrontimin e ngushticave. Në fakt ishte e pritshme edhe për shkak të historisë së tij politike, retorika e përdorur nga Lai, por njëkohësisht shpresohej për mesazhe përbashkuese dhe jo përçarëse.

Por Lai Ching-te, tashmë zyrtarisht lideri i Tajvanit, planifikon të vazhdojë politikat e paraardhësit të tij, Tsai Ing-wen, duke u fokusuar te “përballja ” me pjesën kontinentale të Kinës, një përballje që e minon që në krye të herës administratën e tij të re.

Fjalimi i inaugurimit të kreut të ri administrativ të Tajvanit, Lai Ching-te, theksoi mbështetjen e tij për "pavarësinë e Tajvanit" dhe përpjekjet e tij për të kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, duke çuar në tensione në rajon. Pekini është i vendosur të parandalojë ndarjen e Tajvanit dhe të arrijë ribashkimin kombëtar, madje duke konsideruar përdorimin e forcës nëse është e nevojshme. SHBA-ja është kritikuar për shitjen e armëve në Tajvan dhe veprimet e saj që bien ndesh me parimin e “një Kine”.

Pikërisht ngjarjet e fundit, me ushtrimet ushtarake dhe veprimet diplomatike, nxjerrin në pah dinamikën komplekse në lojë në rajonin Indo-Paqësor. Ndërveprimet midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit dhe dora e zgjatur e SHBA-së në këtë rajon sjell implikime të gjera për sigurinë dhe stabilitetin në zonë.

Vetë pozicioni i Tajvanit në (mos)përshkallëzimin e tensioneve SHBA-Kinë është i rëndësishëm.

Tajvani shpreson te ndihma ushtarake që kanë premtuar SHBA-të, megjithëse Kina është treguar koherente në deklaratat e saj se pikërisht Tajvani është vija e kuqe që mund të trondisë ekuilibrat gjeopolitikë.

Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping u takua me presidentin Biden në nëntor 2023/Xinhua

Duke marrë parasysh këtë paralajmërim të drejtpërdrejtë, kujtojmë se janë bërë disa përpjekje për të stabilizuar marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit gjatë vitit 2023 që çuan në një samit midis Presidentëve Biden dhe Xi Jinping në nëntor 2023, me qëllim rifillimin e bashkëpunimit dhe dialogut. Megjithatë, natyra e brishtë e këtyre përpjekjeve ngre shqetësime në lidhje me përgjigjet e mundshme pas inaugurimit të Lait në Tajvan.

Menjëherë pas retorikës pro “pavarërisë” së Tajvanit gjatë inaugurimit të Lai Ching-te më 20 maj, Kina nisi një stërvitje ushtarake dy-ditore rreth Tajvanit. Një stërvitje që vjen si një ”shuplakë ”e  fortë që tenton të kthjelloje këtë lider të ri që sapo mori drejtimin administrativ të Tajvanit.

"Është plotësisht legjitime dhe e nevojshme që Komanda e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze të kryejë stërvitje të përbashkëta ushtarake rreth ishullit të Tajvanit, të mbrojë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial, të ndëshkojë fuqishëm forcat separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" për kërkimin e "pavarësisë" dhe paralajmërojnë seriozisht kundër ndërhyrjeve dhe provokimeve nga forcat e jashtme", tha zëdhënësi Wang Wenbin në një konferencë të përditshme për shtyp.

Ai tha se stërvitjet janë plotësisht në përputhje me ligjin dhe praktikën ndërkombëtare.

Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping u takua me presidentin Biden në nëntor 2023/Xinhua

Wang tha se Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e territorit kinez. Ky nuk është vetëm një fakt historik, por edhe një status quo reale. Nuk do të ndryshojë kurrë në të ardhmen. "Pavarësia e Tajvanit" nuk të çon askund. Populli kinez nuk do të lëkundet kurrë në vendosmërinë e tij për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

Të gjitha aktet separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" do të goditen kokë më kokë nga më shumë se 1.4 miliardë kinezë dhe të gjitha forcat separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" do të goditen rëndë përballë prirjes historike të ribashkimit të plotë të Kinës, shtoi ai.

"Ne i bëjmë thirrje palës amerikane të ndalojë inkurajimin dhe mbështetjen e forcave të 'pavarësisë së Tajvanit' dhe të ndalojë ndërhyrjen në punët e brendshme të Kinës. Çdo akt që rrezikon sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës do të kundërsulmohet me vendosmëri dhe forcë nga Kina," tha Wang.

Çështja e Tajvanit është në thelb të interesave thelbësore të Kinës. Mbrojtja me vendosmëri e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial është vullneti i përbashkët i 1.4 miliardë popullit kinez.

Ministria e Jashtme e Kinës

zëdhënësi Wang Wenbin në një konferencë të përditshme për shtyp/Ministria e Jashtme e Kinës

Në fjalimin e tij, Lai tentoi konfrontimin, dhe jo dialogun. Një mesazh i gabuar ndërsa të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për ujërat e turbullta që po vërshojnë anë e mbanë globit.

Kujt i interson një front i ri lufte në Oqeanin e Paqësor?

Kush po i ndez flakët e luftës?

Janë në fakt pyetje retorike, pasi Tajvani e di mirë se ajo është thjesht fushëbetejë e një përplasje "titanësh". Ndaj lideri i ri Tajvanit duhet të jetë realist e pragmatik, pasi një luftë midis dy brigjeve të ngushticës mund të përkeqësojë konfliktet ekzistuese dhe të çojë në destabilitet më të gjerë, duke tërhequr potencialisht vendet e tjera në rajon. Është emergjente që të hapen kanalet e komunikimit, bashkëpunimit në emër të paqes e stabilitetit, pasi një konflikt i ri në kontinentin e Azisë mund të ketë ndikime të gjera, jo vetëm në vendet e përfshira drejtpërdrejt, por edhe në stabilitetin rajonal, sigurinë globale dhe ekonominë botërore.

Absolutisht, administratorët politikë kanë një përgjegjësi themelore për t'i dhënë përparësi sigurisë, paqes, stabilitetit dhe mirëqenies së zgjedhësve të tyre. Retorika e zbrazët si ajo e Lait që përkeqëson ndarjen dhe pasigurinë i minon këto synime vendimtare. Retorika e papërgjegjshme dhe provokuese mund të nxisë tensionet, të përshkallëzojë konfliktet dhe të minojë përpjekjet për të arritur paqen dhe stabilitetin në Oqeanin Paqësor.

Nga Marjana DODA