< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
Egnatia shpallet Kampione e Shqipërisë në futboll, shkon në turin eliminator të Champions League
2024-05-28 15:50:06

Egnatia kampion (Foto Federata Shqiptare e Futbollit)

Egnatia është shpallur kampione e edicionit të 81-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për meshkuj, njofton “RTSH”.

Kjo është hera e parë që ekipi i futbollit i Rrogozhinës fiton një kupë të tillë.

Egnatia triumfoi në finalen e madhe të “Final Four” me rezultatin minimal 0-1 nda Partizanit që kërkonte fitoren e kampionatit për të dytin vit radhazi.

Sfida u vendos nga një gol i Ibrahimoglu në minutën e 35-të.

Takimi u zhvillua në një atmosferë elektrizuese, në stadiumin “Air Albania” , nën drejtimin e gjyqtarit anglez, Anthony Taylor.

Kjo është fitorja e dytë e Egnatias këtë sezon futbollistik, pasi më parë kishte fituar Kupën e Shqipërisë.

Për herë të parë në historinë e tij, ekipi do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Champions League. (Fatosi)

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree