Kina e Japonia pranojnë të fillojnë një raund të ri të dialogut ekonomik të nivelit të lartë
2024-05-27 10:55:06

Xinhua

Xinhua

Kina dhe Japonia pranuan të dielën të forcojnë dialogun e komunikimin në nivele të ndryshme dhe të organizojnë një raund të ri të dialogut ekonomik dypalësh të nivelit të lartë në një kohë të përshtatshme, gjatë takimit që kryeministri kinez Li Qiang pati me homologun japonez Fumio Kishida në Seul. Të dy kryeministrat ndodhen në kryeqytetin koreanojugor për të marrë pjesë në mbledhjen e nëntë të Samitit Trepalësh midis Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Li e nxiti Japonisë që të përmbushë me ngulm përgjegjësitë dhe detyrimet e saj në lidhje me lëshimin e ujërave të ndotura bërthamore nga Centrali i Energjisë Bërthamore Fukushima Daiichi.

Lëshimi i ujërave të ndotura dëmton shëndetin e njerëzve, shtoi Li.

Ai shprehu shpresën që Japonia do t'i mbajë premtimet e saj, do ta trajtojë në mënyrë të përshtatshme problemin e Tajvanit dhe do të punojë me Kinën për të krijuar marrëdhënie konstruktive e të qëndrueshme dypalëshe që plotësojnë kërkesat e epokës së re.

Kishida theksoi se Japonia është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën e të promovojë marrëdhënie strategjike me përfitime të përbashkëta.(Xu Guang)