Të premten u zhvillua në qytetin Ningbo të Kinës Lindore tryeza e rrumbullakët të gazetarëve të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, ku mbi 40 gazetarë nga Kina dhe 14 vende të EQL-së, si Serbia, Hungaria, Greqia etj., zhvilluan shkëmbime rreth temës "Thellimi i bashkëpunimit mediatik, ndarja e mundësive të zhvillimit".
Gazetarët e vendeve të EQL-së u shprehën se saktësia e lajmit ka rëndësi të madhe për vendosjen e mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë mes Kinës e vendeve të EQL-së. Njëkohësisht, gazetarët janë dëshmitarë e pjesëmarrës të dialogut e bashkëpunimit ndërmjet Kinës e vendeve e EQL-së dhe mbajnë një përgjegjësi të rëndësishme shoqërore për shmangien e mangësive të informacionit dhe hendekut të besimit.
Pjesëmarrësit në mbledhje theksuan gjithashtu se do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin mediatik, për ta çuar përpara miqësinë ndërmjet Kinës e vendeve të EQL-së në epokën e re. (Fani)