< img height="1" width="1" style="display:none"src="https://www.facebook.com/tr?id=514174860241230&ev=PageView&noscript=1"/>
“The Last Frenzy” kryeson arkëtimet e kinemave në Kinën kontinentale
2024-05-26 12:41:32

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Komedia kineze “The Last Frenzy” kryesoi arkëtimet e kinemave të premten në pjesën kontinentale, treguan të dhënat nga Rrjeti i Informacionit të të Dhënave të Filmit në Kinë, shkruan “Xinhua”.

Filmi, që paraqet zgjedhjet e jetës përballë vdekjes, mblodhi 8.35 milionë juanë (rreth 1.17 milionë dollarë amerikanë). Ai ka gjeneruar të ardhura të akumuluara prej 663 milionë juanë që nga publikimi i tij më 1 maj.

Në vendin e dytë renditet thrilleri i krimit aksion “Twilight of the Warriors: Walled In” me 7.43 milionë juanë arkëtime ditore të premten.

Filmi i krimit në familje “Three Old Boys”, që bëri debutimin të premten, u rendit i treti me arkëtim ditor prej 5.37 milionë juanë.

Të ardhurat nga arkëtimet e kinemave në Kinën kontinentale arritën në 42.96 milionë juanë të premten. (Irma)

 

Lajmet Kryesore

Our Privacy Statement & Cookie Policy

By continuing to browse our site you agree to our use of cookies, revised Privacy Policy. You can change your cookie settings through your browser.
I agree