Zhvillohet mbledhja e 8-të e Dhomës së Përbashkët të Tregtisë Kinë-Vendet e EQL-së
2024-05-26 16:45:52

Të enjten u zhvillua në qytetin Ningbo të Kinës Lindore mbledhja e 8-të e Dhomës së Përbashkët të Tregtisë Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore.

Dhoma e Përbashkët e Tregtisë Kinë-Vendet e EQL-së është një pjesë e rëndësishme e kornizës së Bashkëpunimit Kinë-Vendet e EQL-së, e cila u propozua nga Kina e Polonia sipas "Programit të Bukureshtit për Bashkëpunimin Kinë-Vendet e EQL-së" të vitit 2013 dhe me pjesëmarrjen e Dhomave të Tregtisë dhe institucioneve promovuese të tregtisë e investimeve të vendeve të tjera të EQL-së.

Nënkryetari i Shoqatës së Promovimit të Tregtisë Ndërkombëtare dhe i Dhomës së Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës Chen Jianan u shpreh në mbledhje se Kina do të thellojë pandërprerë bashkëpunimin tregtar për të importuar më shumë produkte me cilësi të lartë të EQL-së.

Sipas tij, tani shtresa e mesme në Kinë i kalon 400 milionë vetat dhe në 10 vjetët e ardhshëm numri pritet të arrijë në 800 milionë. Kjo do të krijojë një hapësirë të gjerë për hyrjen e mallrave me cilësi të lartë të EQL-së në tregun kinez.

Në letrën e urimit për këtë mbledhje, kreu i Agjencisë së Investimeve dhe Tregtisë të Polonisë Andrzej Dycha u shpreh se Dhoma e Përbashkët e Tregtisë Kinë-Vendet e EQL-së ka luajtur një rol të rëndësishëm për promovimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dypalësh. Mekanizmi i Bashkëpunimit Kinë-Vendet e EQL-së ka krijuar një platformë dhe mundësi për kompanitë kineze që duan të investojnë në Evropë dhe për kompanitë e huaja që duan të investojnë në Kinë. (Fani)