Xi i përgjigjet letrës së nxënësve të "Projektit të 100 shkollave" në Emiratet e Bashkuara Arabe
2024-05-26 17:19:41

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ditët e fundit, presidenti kinez Xi Jinping iu përgjigj letrës së nxënësve të "Projektit të 100 shkollave" të mësimdhënies së gjuhës kineze në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku i inkurajoi ata ta mësojnë mirë gjuhën kineze dhe ta njohin mirë Kinën, për të promovuar miqësinë ndërmjet dy vendeve.

Xi Jinping u shpreh në letër se fëmijët dhe të rinjtë janë e ardhmja e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kinës e Emirateve të Bashkuara Arabe. "Ju mirëpres të vini në Kinë për të parë pandat, për të vizituar Murin e Madh dhe për të studiuar në shkollat e larta kineze kur të rriteni. Shpresoj se më shumë fëmijë e të rinj prej Emirateve të Bashkuara Arabe do të mësojnë gjuhën kineze, do ta njohin Kinën dhe do të zhvillojnë shkëmbime me fëmijët e të rinjtë kinezë, për të dhënë kontribut për të ardhmen më të bukur midis dy vendeve," tha presidenti Xi.

Në korrik të vitit 2019, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan në Pekin një memorandum për nisjen e "Projektit të 100 shkollave" të mësimdhënies së gjuhës kineze në Emiratet e Bashkuara Arabe. Deri tani, 171 shkolla në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hapur kursin e gjuhës kineze, ku 71 mijë nxënës mësojnë gjuhën kineze. Ditët e fundit, 40 nxënës të këtij projekti i shkruan në gjuhën kineze letër presidentit Xi Jinping për të shprehur ndjenjat e tyre për kulturën kineze dhe dëshirën për t’u bërë ambasadorë të miqësisë ndërmjet dy vendeve. (Fani)