Rrëfimi i skulptorit Besart Papa në ArtZone
2024-05-25 10:37:55

Skulptori B.Papa dhe vepra e tij


Besart Papa gjatë punës

Besart Papa ka mbaruar për skulpturë në Akademinë e Arteve. Që i vogël, ka ndenjur pas skulpturës dhe babait të tij. Studioja e skulpturës është e babait, skulptorit Thanas Papa. Është një nga ato hapësirat e para dhe të vjetra të Tiranës së artit ku bëhet punë, që prej mënyrës së parë e cila është konceptuar për studio skulpture. Në Studion e Papës së ri dhe të vjetër, ka vepra që nga koha e fillimit të studimeve në Rusi të skulptorit Thanas Papa, e deri te më të rejat e fundit të të birit. Besarti ka qenë pjesmarrës në disa konkurse kombëtare si psh: Ekspozitën kolektive në National Sport Park, Tiranë, me veprën me temë “Intervention”, bashkëautor në krijimin e bustit të “Naim Frasherit” të vendosur në Podujevë –Kosovë etj. Dhurata që i bëri Presidenti i Republikës Papa Françeskut është punuar nga Besart Papa për më pak se një javë. Profili i Papa Klementit XI është marrë nga një monedhë e vjetër. Ajo nisi të hënën dhe të premten e pak ditëve përpara datës 21 shtator 2014 ishte gati. Ai është krijues i veprave me tematika të ndryshme, realizimi artistik dhe teknik në material nga më të ndryshmet si, dru, mermer, gur, bronx, resinë, allçi, terrakotë, e shumë të tjera.

Artisti ka rrëfyer për Radio Ejani, fillimet dhe zhvillimin e tij në rrugën e skulpturës.

Arti është mënyra më efikase e të shprehurit, e komunikimit, mënyra më e mirë që njerëzimi ka njohur për të përjetësuar emocionet, ndjesitë, kulturën. Një nga gjinitë e artit që unë lëvrojë është skulptura, dhe skulptura është mënyra më e vështirë e shfaqjes së një këndvështrimi artistic. Është shumë e vështirë sepse është e kushtueshme, është fizikisht e lodhshme por në përfundim ka shumë sodisfaksion.

Unë jam Thanas Papa. Në fakt unë e përdor këtë si temë, e kam shndërruar në temë sepse im atë është Thanas Papa, sculptor mjaft i njohur shqiptarë, i cili ka kontributin e tij në skulpturën shqiptare. Unë jam djali i tij Besart Papa, sculptor dhe e quaj veten me fat që kam një trashëgimi kulturore, artistike si kjo që më ka lënë im atë dhe ku unë vazhdoj dhe zhvilloj aktivitetin tim artistik. Në fakt sot jemi këtu në këtë studio e cila vlen për tu përmendur që është zyrtarisht studio e parë e skulpturës e ndërtuar në Shqipëri me paracaktim për Thanas Papën. Jo se më përpara nuk ka pasur por kanë qenë ambjente të përshtatura për studio skulpture. Ndërkohë që kjo si godinë është e paracaktuar, e paraprojektuar me pëlqimin, me miratimin e skulptorit që të ishte një atelje sculpture e mirëfilltë, me të gjithë parametrat, me të gjithë kushtet në të cilën do të zhvillosh aktivitetin. Ky aktivitet ka nisur që nga viti 1958 dhe vazhdon sot e kësaj dite, do të vazhdojë përsa kohë unë do të vazhdoj të punoj. Që i vogël jam rritur në këtë ambjent. Praktikisht hapësira ime e lojës ishte kjo studio. Unë luaja, zhvilloja aktivitetin si një fëmijë në studio pa e kuptuar që mua po më injektohej në venat e mia ndjesia për punën në rradhë të parë, kuptohet edhe indirekt fryma artistike.

Mua më frymëzon liria. Të jesh i lirë, të kesh mundësi të shprehësh atë që ti ndjen, atë që ti mendon, atë që ti aspiron. Frymëzim është çdo tematik që të jep energji. Në fushën time, në skulpturë sigurisht që nuk është e kufizuar mënyra e të shprehurit por ka hapësirën e vet të veprimit. Në skulpturë mua më frymëzon praktikisht të qënit i lirë që unë të shpreh mendimet, përjetimet, fantazinë dhe qëllimet edhe ëndrrat.

Portret nga skulptori Papa

Vepër e skulptorit Papa

Rrugëtimi im i punës ka pësuar një transformim por jo shkëputje. Nuk po e them të plotë faktin që kam kaluar nga skulptura tradicionale në atë kontemporane sepse çdo gjë është kontemporane, edhe skulptura tradicionale është kontemporane domethënë varet thjesht nga konteksi sesi e profilon, e drejton. Por studimi im mbi formën, mbi volumin, mbi mundësinë për të shprehur tematikën me anë të volumit dhe linjave, mbase edhe ngjyrave tek tuk, ka kaluar në një fazë tjetër stilistike por që në thelb mbetet skulptura realiste ose ajo tradicionale, por më shumë po themi skulptura realiste.

Një konceptim i një vepre në skulpturë mund të nisi edhe me një skicë dore, mund të nisi edhe me një fotografi por unë parapëlqej ta nis me një bocet. Hidhet një bocet, një frymë e shpejtë në argjilë ose në plastelinë ku konceptohet idea, volume, shpërndarja e gjithë mendimeve në mënyrë të çrregullt që të mund të konkretizohet më pas dhe të kaloj në atë rregullsinë e mendimit që ngrihet në kokë dhe pastaj pjesa më e madhe është një proces teknik, do ta quaja unë kështu, sepse mua më pëlqen që teknikisht çdo vepër të jetë e rregullt edhe e saktë, po flasim gjithmonë për aktin e të bërit skulpturë në mënyrën tradicionale me argjilë që mund të trajtohet forma kontemporane e stilizuar por mënyra tradicionale e të punuarit të skulpturës është praktikisht punimi në argjilë. Ku ngrihet armature, bëhet mbushja me argjilë e masës së përgjithshme pastaj fillohet modelimi derisa konkretizohet forma dhe volumi. Sigurisht që në ditët e sotme dhe disa vite përpara teknologjia ka bërë pjesën e saj në zhvillimin e realizimit të një vepre arti por ajo që qëndron në bazë, në themelet e vlerës të veprës së artit është padyshim punimi me dorë.

Unë kam bindjen ose qëndron në formimin tim professional fakti që puna e vërtetë gjithmonë fillon në orën e dytë të punës. Domethënë duhet një farë kohe që të riprezantohesh, qoftë edhe përditë, me veprën që ke përballë ose që ke nisur, të rianalizosh linjat, volume, të risjellësh mendimet e reja mbi atë punë të cilën tik e mbase disa ditë ose javë, ose edhe muaj që punon. Por puna në fakt nis pas orës së dytë dhe pikërisht është atëhere ai momenti që shkëputesh nga realiteti dhe futesh në atë sferën e kristaltë që është shumë e brishtë në fakt, që je ti dhe vepra. Ti dhe vepra në dukje por është një botë e tërë që qarkullon aty, është një mendim i tërë, ka shumë momente të çuditshme në sensing që si do të shprehet ajo që tik e në mend nëpërmjet duarve tek objekti. Thashë është shumë delikate kjo sferë e kristaltë sepse një momement shpërqëndrimi të prish magjinë e punimit kështu që kjo e bën shumë intim momentin e krijimit dhe të të shprehurit të ndjesive por që kur futesh pastaj në atë rrymën dhe momentin e krijimit, kur brendësohesh aty ndodh ajo magjia që disa gjëra ndodhin në mënyrë të pavetëdijshme, nodhin automatikisht dhe në këtë pikë që flasim vlen pikërisht elementi i praktikës. Domethënë duhet të praktikohesh shumë, duhet punuar shumë që të bëhesh një me materialin, të bëhesh një me sensin e të shprehurit, me mënyrën sesi mendimi do të kalojë nëprmjet teje tek objekti. Lum ai që e provon këtë moment sepse ky është reyultati më i bukur.

Punë e skulptorit B. Papa

Çdo krijim ka të veçantën e vet, ka rëndësinë, vlerën, ka peshën e vet dhe është shumë e vështirë që tit ë ndash ose ti kategorizosh, sepse nuk diskutohet cilësia në këtë mes, diskutohet vetëm fakti që sa emocion tik e hedhur mbi veprën që ke krijuar. Por çështja është këtu që nëqoftëse ti nuk je përfshirë emocionalisht në atë moment atëhere ajo vepër thjesht nuk del në sipërfaqe dhe çdo punë tjetër mbi të cilën ti derdh emocionin edhe ndjesitë e tua çdo punë është e barazvlefshme dhe me përmbajtje emocionale të njejtë po themi. Kështu që është vështirë të ndash por megjithatë analiza e jashtme, ose kritika e jashtme mund të arrijë që nga ana kompozicionale, estetike, teknike, nga ana e asaj që shfaqet në publik mund të veçoj dy – tre ose qoftë edhe një, siç ka njohur historia që shumë artistë kanë të veçuar një vepër që është më e mira. Por këtë e bën kritika nuk e bën vet autori.

Kur shoh punët e mia të vendosura në hapësirat publike ose jashtë studios është një kënaqësi e veçantë edhe është një ndjesi krenarie për veten. Njeriu duhet të jetë në fakt krenar për veten. Në mënyra të ndryshme unë e ndjej kur shoh një vepër timen që është vënë në një hapësirë publike dhe herë pas here i rikthehem, shkoj e vizitoj, bëj një minidialog të vogël me veten dhe me veprën ose me Besartin e kohës kur u bë vepra dhe është një kënaqësi e veçantë në fakt. Unë kam pasur rastin që të kem disa vepra në Tiranë të instaluara në hapësira publike, jo të gjithë e dinë që autori jam unë. Madje ka ndodhur që unë kam kaluar dhe dikush ka lavdëruar veprën unë kam qenë aty pa e ditur që unë jam autori ose dikush tjetër e ka sharë dhe unë prap jam kënaqur sepse është pjesë normale e jetës dhe process shumë normal që mund të ndodhin pa diskutim.

Këshilla që im atë më ka lënë mua dhe unë e kam të përkthyer në amanet, pavarësisht se më është thënë që kur unë e mbaj mend dhe në vazhdim e deri në fund sa ai ka qenë në këtë jetë dhe i pranishëm në jetën time, ka qenë vetëm një: Puno! . Nëpërmjet punës arrihet çdo gjë. Domethënë nuk mund të bëhet asgjë nëqoftëse ti nuk punon. Jo vetëm në fushën e skulpturës por në çdo fushë tjetër padiskutim puna.

Jerida Sakaj