Foto nga VCG
Zhu Haibin, kryeekonomist i Kinës në “J.P. Morgan”, vlerëson se ekonomia e Kinës do të rritet me 5.2 për qind në vitin 2024, nga vlerësimi i tij i mëparshëm prej 4.9 për qind, shkruan “Xinhua”.
Ekonomisti e njoftoi vlerësimin e tij të përditësuar gjatë Samitit Global të Kinës “J.P. Morgan” në Shangai.
Zhu tha se rritja e fuqishme ekonomike e vendit prej 5.3 për qind në baza vjetore në tremujorin e parë të viti tejkaloi pritjet e tregut dhe shënoi një fillim të fortë për vitin.
Ai vuri në dukje se tre pikat kryesore të ekonomisë kineze në tremujorin e parë të vitit ishin me një rritje vjetore në vlerën e shtuar industriale, e cila tejkaloi rritjen e përgjithshme ekonomike, si dhe diversifikimin e produkteve dhe destinacioneve të eksportit të vendit.
Zhu tha se pret që kursi i këmbimit të renminbit, monedhës kineze, të mbetet kryesisht i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit.
“Megjithëse juani përballet me presionin e zhvlerësimit afatshkurtër kundrejt dollarit amerikan, presioni në rënie do të lehtësohet pasi Rezerva Federale e SHBA ka të ngjarë të ulë normat e interesit në gjysmën e dytë të vitit”,- tha ai. Samiti Global “J.P. Morgan” i Kinës është një nga mbledhjet vjetore më të mëdha dhe më me ndikim të liderëve të biznesit në Kinë, që lidh komunitetin global të investimeve me tregun e Kinës.
Sivjet është viti i 20-të radhazi që organizohet. (Irma)