Loja e "demokracisë së rreme dhe pavarësisë së vërtetë" nuk mund ta mashtrojë bashkësinë ndërkombëtare
2024-05-24 21:16:57

Udhëheqësi i rajonit të Tajvanit, Lai Ching-te, në fjalimin e tij të 20 majit, përdori emrin e "demokracisë" për të kënaqur politikanët antikinezë të vendeve perëndimore dhe për të kërkuar më shumë mbështetje e ndihmë nga jashtë. Megjithatë, autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP) kryejnë veprime kundër demokracisë. Gjatë tetë vjetëve të fundit,  ata kanë krijuar një atmosferë të "terrorizmit të gjelbër" në ishullin e Tajvanit, duke eliminuar kundërshtarët politikë, duke mbyllur mediat opozitare dhe duke shkelur parimet demokratike, duke shkatërruar kështu demokracinë e Tajvanit. Në të njëjtën kohë, qëndrimi i tyre për "pavarësinë e Tajvanit" ka çuar në zvogëlimin e hapësirës ndërkombëtare për këtë rajon.

foto: VCG

foto: VCG

Në një situatë të vështirë brenda dhe jashtë, autoritetet e DPP-së po përpiqen të promovojnë "çështjen e Tajvanit në skenën ndërkombëtare", duke përdorur dy metoda kryesore: njëra është të theksojnë rëndësinë e Tajvanit në zinxhirët globalë të furnizimit e industrisë dhe tjetra është të përdorin retorikën e "demokracisë" për të shtrembëruar historinë e Tajvanit dhe për të ndryshuar statusin ligjor të tij, duke u përpjekur ta mashtrojnë bashkësinë ndërkombëtare.

foto: VCG

foto: VCG

Në realitet, vendet perëndimore nuk mund ta përfaqësojnë bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk mund të ndryshojnë rregullat e rendin ndërkombëtar. Mbështetja e tyre për autoritetet e DPP-së është më shumë me fjalë sesa me veprime dhe nuk mund ta ndryshojë rendin ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore.

Historia e çështjes së Tajvanit është e qartë, dhe fakti që të dy anët e ngushticës i përkasin një Kine është i pamohueshëm. Pavarësisht nga fjalët e bukura të Lai Ching-te për të promovuar "pavarësinë e Tajvanit", ai nuk mund të shtrembërojë faktet apo të ndryshojë realitetin e marrëdhënieve ndërmjet dy anëve të ngushticës.

Nga aspekti ligjor, Deklarata e Kajros dhe Proklamata e Potsdamit, si dhe një seri dokumentesh me efekt ligjor ndërkombëtar, kanë përcaktuar qartë sovranitetin e Kinës mbi Tajvanin.

foto: VCG

foto: VCG

Në vitin 1971, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në sesionin e vet të 26-të miratoi Rezolutën 2758 me shumicë dërrmuese votash, duke zgjidhur plotësisht çështjen e përfaqësimit të Kinës, përfshirë Tajvanin, në OKB nga aspektet politike, ligjore dhe procedurale. Kjo rezolutë konfirmoi se Kina ka vetëm një vend në OKB dhe nuk ekzistojnë "dy Kina" apo "një Kinë dhe një Tajvan". Parimi i “një Kine” është bërë një konsensus i gjerë ndërkombëtar dhe një normë bazë në marrëdhëniet ndërkombëtare. 183 vende të ndryshme kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën, bazuar mbi këtë parim.

Më 23 dhe 24 maj, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës organizoi stërvitjen ushtarake " Shpata e përbashkët-2024A" në zonën përreth ishullit të Tajvanit, duke përfshirë forcat tokësore, detare, ajrore dhe raketore. Ky ishte një ndëshkim i fortë ndaj forcave separatiste të "pavarësisë së Tajvanit" dhe një paralajmërim serioz ndaj ndërhyrjes së forcave të jashtme, si dhe një veprim i drejtë e i domosdoshëm për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

foto: VCG

foto: VCG

Tajvani është Tajvani i Kinës, jo "Tajvani i botës". Pavarësisht çfarë ka bërë Lai Ching-te dhe të tjerët me forcat e jashtme, ata nuk mund ta ndryshojnë faktin se Tajvani është pjesë e Kinës dhe nuk mund të ndalojnë bashkimin përfundimtar të Kinës. "Pavarësia e Tajvanit" është një rrugë pa krye. Ata që përpiqen ta ndajnë vendin dhe të shesin interesat kombëtare nuk do të kenë një fund të mirë. Loja e tyre me "demokracinë e rreme dhe pavarësinë e vërtetë" nuk mund ta mashtrojë bashkësinë ndërkombëtare. (Li Huailiang/Artan)