Së fundmi, qeveritë, politikanët dhe personalitetet e shumë vendeve ndërkombëtare, shprehën publikisht riafirmimin ndaj parimit të Një Kine dhe përmbajtjes së rezolutës Nr.2758 të Asamblesë së OKB-së, duke theksuar se Tajvani është pjesë e pandalshme e Kinës dhe duke kundërshtuar me vendosmëri çdo formë separatizmi të "pavarësisë së Tajvanit" apo ndërhyrjeve në punët e brendshme të Kinës nga forcat e jashtme.
Presidenti i Kazakstanit, Kassym-Jomart Tokayev, u shpreh se pala kazake do të mbajë qëndrimin e saj të vendosur ndaj parimit të një Kine dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë kurrë.
Presidenti i Uzbekistanit, Mirziyoyev, u shpreh se zgjedhjet në rajonin e Tajvanit janë punët e brendshme të Kinës. Vendet e tjera nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë apo të japin urdhra. Pala uzbekistaneze nuk do të lëkundet kurrë në qëndrimin e saj të vendosur ndaj parimit të një Kine.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha se ka vetëm një Kinë në botë. Ka vetëm një Kinë në sistemin ndërkombëtar, me Kombet e Bashkuara si bërthamën e saj. Ai theksoi se çdo përpjekje për të sfiduar parimin e një Kine, në mënyrë të pashmangshme do të dështojë.
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sao Tome dhe Principe, Celmira Sacramento/CMG
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sao Tome dhe Principe, Celmira Sacramento, theksoi se vendi i saj i përmbahet me vendosmëri parimit të Një Kine. "Unë ritheskoj se Sao Tome dhe Principe mbështesin fuqimisht Kinën, në ruajtjen e integritetit të saj territorial."
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov, u shpreh se në çështjen e Tajvanit, qëndrimi i palës ruse për mbështetjen e ribashkimit kombëtar të Kinës është shumë i qartë.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Djuric, tha se lidhur me çështjen e Tajvanit, Serbia ka vetëm një politikë, që është i paprekshëm sovraniteti dhe integriteti territorial i Kinës, e cila është miqësore dhe vëllazërore. Serbia beson se zgjidhja e çështjes së Tajvanit, është punë e brendshme vetëm e Kinës.
drejtori i Departamentit të Azi-Paqësorit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Meksikës,Fernando González Saiffe/CMG
Departamenti i Azi-Paqësorit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Meksikës, u shpreh nëpërmjet Fernando González Saiffe, se pala meksikane mban qëndrim të vendosur dhe të qëndrueshëm ndaj parimit të Një Kine.
Anëtari i Politburos dhe Sekretari i Punëve të Jashtme i Komitetit Qendror të Lidhjes Demokratike në pushtet në Zimbabve tha: "Tajvani është çështje e brendshme e Kinës dhe asnjë forcë e jashtme nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Ka vetëm një Kinë në botë. Ky është pozicioni që i jemi përmbajtur gjithmonë. Asnjë forcë e jashtme nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës, në asnjë mënyrë. ”
Përveç kësaj, në përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit të CMG-së, zëdhënësi i OKB Stephane Dujarric, ritheksoi se në lidhje me Tajvanin, OKB do të vazhdojnë të zbatojë Rezolutën 2758, të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB në vitin 1971. Qëndrimi i Kombeve të Bashkuara është që Tajvani është një provincë e Kinës. (Xu Guang)