Potenciali i investimeve të Diasporës në Shqipëri
2024-05-24 10:56:08

Remitancat e emigrantëve në Shqipëri (Foto Revista Monitor)

Remitancat e emigrantëve në Shqipëri (Foto Revista Monitor)

Sipas Institutit kombëtar të Statistikave INSTAT, në vitin 2022, jashtë vendit ndodheshin 1 milion e 680 mijë qytetarë, anëtarë të Diasporës Shqiptare.  Janë 531 mijë qytetarë në Itali, ose 40 përqind e Diasporës dhe ndodhen rreth 430 mijë qytetarë në Greqi, ose 34 përqind e saj. Në Gjermani ndodhen 70 mijë qytetarë nga Shqipëria, por numri i tyre po rritet fort në dy-tre vitet e fundit. Po ashtu edhe në Britani të Madhe e Spanjë.

Në 25 vite (1999-2023), këta përfaqësues të Diasporës sollën 24.6 miliardë euro në ekonominë e Shqipërisë. Ishin dërgesa parash për familjet e tyre në Shqipëri dhe u përdorën shumica për konsum.

23 përqind e familjeve në Shqipëri mbahen kryesisht nga dërgesat e emigrantëve. Edhe pse fondet duken të qëndrueshme (të tilla kanë qenë në 15 vitet e fundit), e ardhmja afat-mesme dhe afatgjatë e zhvillimeve në Diasporë e kërkon që këto para të vijnë gradualisht duke u pakësuar, ngaqë do të vijojnë bashkimet familjare. Një “Eldorado” e vërtetë fondesh për vetë përfaqësuesit e Diasporës dhe për ekonominë e vendit tonë janë kursimet e tyre. Sipas studjuesve të huaj dhe shqiptarë, kursimet e përfaqësuesve të Diasporës sonë me të hollat që ata dërgojnë tek të afërmit në Shqipëri janë në një raport 5 me një. Kjo do të thotë se për çdo euro që ata dërgojnë në atdhe, kanë lënë mënjanë, i mbajnë në shtëpi ose në bankat tregtare të vendeve ku jetojnë, 5 euro.

Nëse shumëzohen dhjetëra miliarda eurot që kanë sjellë në këto tre dekada përfaqësuesit e Diasporës në atdhe me 5, kuptohen qartë përmasat e fondeve të pamata nga kursimet e emigrantëve. Sfida qëndron si mund të tërhiqen nje pjese e ketyre fondeve në Shqipëri, në të mire, në rradhë të parë të vetë përfaqësuesve të Diasporës dhe në rradhë të dytë, të ekonomisë dhe shoqërisë sonë.

Kjo duhet të jetë një nga përparësitë kryesore të qeverisë. Me entuziazmin nga takimi i Athinës i kryeministrit Edi Rama më 12 maj 2024 dhe nga ai i Milanos tre ditë më vonë, më 26 maj 2024, është e domosdoshme që, krahas përkrahjes se investimeve personale të emigrantëve në serra, bujtina, etj. në Shqipëri, të mund të ngrejmë me mekanizma shtetërorë, struktura që emigrantët t’u besojnë. Nëse marrim një mesatare modeste të kursimeve të Diasporës së Re(në BE dhe Britaninë e Madhe) për banor prej 9 mijë euro për banor, duke ditur sa kursimtarë janë shqiptarët, të pranuar dhe nga studime të bankave qendrore të Italisë dhe Greqisë, stoku i kursimeve të momentit në këtë Diasporë është 19.3 miliardë euro!

Në Greqi, sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë të Athinës, ndodhen 23 mijë biznese të shqiptarëve, ku 80 përqind mbajnë emra shqiptarë dhe pjesa tjetër funksionojnë me emra grekë. Interesi mesatar i depozitave bankare kohore në Shqipëri është 1.2-1.5% në vit, ndërsa në Itali dhe në Greqi është pak më i ulët, përkatësisht 0.8-1.2% në vit dhe 0.9-1.3% në vit.

Vlera e remitancave në Rajon (Foto Revista Monitor)

Vlera e remitancave në Rajon (Foto Revista Monitor)

Vetëm dhe thjesht për këtë diferencë shumë të vogël interesi, kursimet e përfaqësuesve të Diasporës nuk mund të vijnë në Shqipëri, pranë bankave tona tregtare. Leva e vërtetë e Arkimedit ka formën e tre qasjeve.

Së pari, është mundësia e hapjes, me kontribut edhe të shtetit tonë, të një banke investimi, bankë zhvillimi. Një qasje të tillë zgjodhi Maqedonia e Veriut për Diasporën e saj dhe ka patur sukses.

Së dyti, janë fondet e investimit që mund të tërheqin kursimet e Diasporës. Shembulli më klasik përbëhet nga fondet e investimit, fillimisht të hapura me garanci shtetërore dhe pastaj të kaluara tërësisht në duart e strukturave private, në Irlandën e viteve 1980-2000. Këto fonde investimi tërhoqën shuma të konsiderueshme të kursimeve të qytetarëve irlandezë jashtë vendit, sidomos në SHBA. Ato u përdorën për investime të rëndësishme dhe kontribuan në boom-in ekonomik të Irlandës në vitet 1990-2010.

Së treti, janë bonot e Diasporës, të lëshuara nga Shteti. Bono të Diasporës ka lëshuar shteti i Izraelit që në vitin 1951. Arriti të mbledhë mbi 25 miliardë dollarë. Bono shtetërore ose private ka lëshuar me sukses edhe India. Mblodhi 11 miliardë dollarë amerikanë me dy emetime (dalje) për Diasporën.

Do të jetë mirë që këto qasje të shikohen edhe nga qeveria jonë, sidomos, pas tre udhëtimeve të kryeministrit në Milano, Londër dhe Dyseldorf, të planifikuara në këto dy muaj. Eksperti i ekonomisë Florian Salaj komenton kontributin e Diasporës përmes investimeve në Shqipëri

 

Eksperti Florian Salaj në intervistë për CMG

Eksperti Florian Salaj në intervistë për CMG

CMG: Diaspora shqiptare është ndër diasporat më të mëdha në botë, në krahasim me popullsinë në atdhe. Më 12 maj 2024, Kryeministri Rama takoi mijëra emigrantë të Diasporës së Shqipërisë në Athinë. Ai i ftoi emigrantët të investonin në atdhe. Më datën 26 maj, Kryeministri do të jetë në Milano të Italisë, në një takim të ngjashëm, pastaj në Londër dhe në Dyseldorf. Si i komentoni këto takime, në fokusin e shtimit të investimeve të Diasporës Shqiptare në Shqipëri?

Florian Salaj: Une do të bëja një ndarje midis Greqise dhe vendeve te tjera, per shkak se situata e emigranteve ne Greqi ka qene shume më komplekse, se sa në vendet e tjera.

Shkuarja e kryeministrit Rama ne një stadium ne Athinë, perçon vetem mesazhe pozitive per vendin tone, mesazhe qetesie qe jane shume te dobishme per emigrantet.

Nga ana tjetër, edhe mesazhet e nje pozicionimi ndryshe te Shqiperise, qe eshte shume i dobishem ne lidhje me perceptimin e tyre per vendin.

Ne e dime qe Diaspora e ka profilin e riskut shume me te theksuar dhe kërkon garanci me shume se sa nje investitor i huaj, pasi ne duhet te terheqim edhe remitancat, edhe biznesin.

Dhe biznesi eshte ai qe do te duhej akoma me shume per ta afruar. Ne momentin qe kemi profil me te larte risku, e ke me te veshtire te investosh, p.sh, nëqoftëse ti, si Diaspore e ke akoma edhe me te theksuar, per shkak te gjerave qe kane ndodhur ne Shqiperi.

Dhe zakonisht, bizneset e Diaspores kur investojnë jane shume konform me ligjin. Janë te rregullt dhe kerkojne si qasje te njejtat kushtet dhe rregulla qe ofrojne ne ato vende, që t’i kene edhe ne Shqiperi.

Per pjesen e vizites ne Evropen Perendimore, qasja vlen si per nje investitor te huaj. Pra, eshte ekzaktesisht si nje investitor i huaj qe do të donte qe kryeministri, kur te shkoje ne keto vende, te ofroje dhe te thote ato permiresime qe ka patur ambienti i biznesit ne Shqiperi, ne menyre qe ata njerez te analizojne dhe te vendosin ne vazhdimesi.

CMG: Sipas INSTAT, numri i Diaspores se Re ne Shtetet Anetare te Bashkimit Evropian, pra i emigranteve nga Shqiperia qe kane emigruar per aresye ekonomike ne BE, eshte 1.68 milion qytetare. Sa eshte potenciali i kursimeve te emigranteve shqiptare ne BE dhe ne Britanine e Madhe, sipas jush?

Florian Salaj: Ne mund te analizojme remitancat qe vijne çdo vit ne Shqiperi dhe kemi 1 miliardë euro qe hyjne ne Shqiperi çdo vit, nepermjet Diaspores.

Dhe lind pyetja: sa perqind e te ardhurave qe prodhon kjo diaspore perben kete shifer te remitancave?

Mendoj qe Diaspora jane jo vetem kursime, depozita, por edhe ndihma qe i jep familjareve ne Shqiperi.

Eshte nje shume e vogel ne krahasim me te ardhurat e tyre reale. Si pasoje, potenciali i terheqjes se metejshme te fondeve drejt Shqiperise eshte shume i madh.

Domethënë, ne nese mendojme se ndihma ndaj familjareve eshte 10 perqind, mund ta shumezojme me 10 miliardë euro, pra, duke hequr shpenzimet, kemi 3 ose 4 miliarde euro realë, qe mund te perdoren, pa futur biznesin.

Me aq sa kam lexuar, ne disa vende te Europes jane me mijera biznese shqiptare me origjine te Diaspores shqiptare dhe qe faturimi i tyre ne pothuajse ne te gjitha vendet i kalon 1 miliarde euro.

CMG: A duhet nxitur me politika shteterore terheqja e kursimeve te Diaspores, te vleresuara ne dhjetra miliarda euro, ne blerjen e apartamenteve ne bregdetin e Shqiperise ose ne fshatrat turistike te saj?

Florian Salaj: Destinuar ne drejtim te ketyre mbledhjeve te fondeve, do kishte vleren e saj por nuk mendoj se fondet e Diaspores do ishin shume te vlefshme ne diçka qe qendron aty.

Fondet do ishin te vlefshme ne investime ne disa sektore te ekonomise, qe krijojnë vlere te shtuar dhe besoj se ne kete drejtim, duhej drejtuar nderhyrja apo incentivat e qeverise per te terhequr Diasporen.

Ka forma te ndryshme, ne kemi aktiv Samitin e Diaspores, i cili zhvillohet çdo vit, si dhe Dhomen e Diaspores.

Dy entitete qe jane aktive sot. Agjensia e Diaspores dhe Ministria e Diaspores nuk ekzistojne me, por jane bere pjese e aktiviteteve te Ministrise se Jashtme.

Megjithatë, mund dhe duhet te behet me shume, me instrumenta financiarë, etj.

Remitancat në ekonomi (Foto A2CNN)

Remitancat në ekonomi (Foto A2CNN)

CMG: Cilat jane politikat dhe mekanizmat financiare te perdorura me sukses nga shtetet e tjera ne bote, me diaspora te medha, te cilat mund te jene te vlefshme dhe te suksesshme edhe tek ne?

Florian Salaj: Absolutisht mund te jene te sukseshshme por ne keto vende suksesi ne keto vende eshte varur edhe nga mjedisi. Ambjenti ne keto vende i cili ishte mikprites per investime eshte shtuar edhe nje incentive per te terhequr fondet e diaspores pertej fondeve te tjera investuese qe drejtoheshin ne keto vende, ndaj marrin rendesi ato elemente qe krijojne ambjent biznesi te sukseshem si eshte sundimi i ligjit, pjesa tatimore dmth qe nuk duhet te rendoje ne aktivitetit e perditshem te biznesit dhe korrupsioni. Korrupsioni eshte themba e aklit dhe po te luftohet do ndihmonte ne terheqjen dhe zhvillimin e biznesin, te gjithe keto duan strategji deri ne 2025 por jane ndertuar por nuk ka analize qe ti mund te marresh elementet e duhura dhe per te shkuar perpara.

CMG: Si mund te angazhohet me mire dhe me thelle qeveria jone qendrore dhe bashkite, per te terhequr me shume dhe me mire investimet e Diaspores?

Florian Salaj: Pertej gjerave qe permenda me siper, kryesoja eshte informacioni qe duhet te ofrohet ne nivel qendror dhe ate lokal.

Nese ne shohim sot, nuk ka nje platforme informative per Diasporen. Ka patur nje te tille deri në vitin 2020.

Pra, ka qene nje projekt dhe eshte ndalur aty. E kemi ndalur ne mes ate qe nisem te benim. Nderkohe qe kjo mendoj qe eshte kryesorja dhe drejtimi i tyre, nese biznesi do te kishte me te lehte penetrimin ne nje treg te caktuar, nese informacioni eshte i sakte dhe lejon analizen dhe ndikon ne analizen e riskut dhe ne vendimarrjen qe do të marre biznesi, atëhere jemi në drejtimin e duhur.

Intervistoi  Fatos Çoçoli