Transporti i trenave të mallrave Kinë-Evropë forcon lidhjet tregtare në sfondin e turbullirave botërore
2024-05-24 15:35:04

Pavarësisht sfidave të mjedisit ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar, si edhe pasigurisë së afateve kohore të logjistikës, shërbimi ndërkufitar i transportit të trenave të mallrave Kinë-Evropë ka vazhduar të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme që nga fillimi i këtij viti. Kjo ka kontribuuar në konsolidimin e themeleve të ndërlidhjes në kontinentin euroaziatik, duke ofruar mbështetje të fortë për shkëmbimet ekonomike dhe tregtare midis Kinës e Evropës, por dhe botës në përgjithësi.