Arti është mister dhe unë mund të flaës e të përshkruaj vetëm atë pjesë të misterit të cilën unë e kam zbuluar. Arti është një ndjesi magjike dhe shpesh kur shohin punimet e mia thonë: “Ti je magjike.” Unë nuk mendoj që ekzistojnë njerëzit magjik por është arti ai që tz të shtyn të eksplorosh rrugën drejt magjisë.
Artistja Ina Pove (Foto CMG)
Përpara katër vitesh zbulova magjinë e resinës, një material të cilin nuk e kisha ndeshur ndonjëherë më parë. Si e mësova unë resinën? Padyshim kisha studjuar arte më parë. me një fjalë kisha mësuar ngjyrat, kisha eksploruar me pikturën, me akrilik, vaj, grafikën, tekstilin e shumë e shumë të tjerë mirëpo në resinë nuk kisha eksploruar më parë. Duke qenë se artistët që punonin me resinë ishin të huaja, më tepër një gjuhë slave, një gjuhë të cilën unë nuk e njihja, ishte gjuha e artit, ajo gjuha universal që më bëri të kuptojë nëpërmjet procesit sesi lind, sesi zhvillohet, sesi përfundon i gjithë procesi. Atë kohë mu duk shumë e thjeshtë por duke punuar në tavolinën e punës ishte diçka edhe më e vështirë. Resina është një material me strukturë polimere, është një material i lëngshëm, bazë të sajën ka rrëshirën e pemës si formulë, mirëpo resina që ne përdorim është resinë industriale, e përpunuar.
Ina duke pikturuar
Padyshim që është kimikat dhe duhet të përdorësh maskat dhe masat mbrojtëse jo vetëm për pjesën e frymëmarrjes, por gjithashtu për pjesën e duarve, për pjesën e syve me size mbrojtëse sepse sytë mund të irritohen e të skuqen, kështu që duhet të punohet në ambjent të hapur, me aspirim dhe ka disa specifika të veçanta dhe udhëzime që duhen ndjekur me kujdes. Resina është material i lëngshëm dhe pas disa orësh kur ajo hyn në bashkëveprim me kataliktin, pra janë dy komponentë, komponenti a siç është resina dhe katalikti komponenti b, të dz këto element kur miksohen me njëri tjetrin fillon procesi i ngurtësimit. Pas shtatë deri në dymbëdhjetë orë një produkt apo krijim, i hedhur në një formë silikoni më parë, fillon të ngrijë dhe të marë formën e fazës përfundimtare. Resina është transparente dhe ajo pigmentohet me pigmented. Pigmentet janë të nuancave të ndryshme, padyshim që mund të krijosh edhe nuance të reja duke miksuar ngjyrat, duke njohur teorinë e ngjyrave këtë gjë mund ta bësh shumë thjeshtë duke shtuar sasinë e ngjyrës më të errët apo më të çelët duke shtuar të bardhën apo të zezën. Ngjyrat që unë punoj kryesisht janë ngjyrat që i përshtaten edhe më tepër interiorit, duke qenë se objektet që unë krijoj janë objekte dekoruese që shërbejnë për ambjente interior, të brendshme.
Ina duke punuar
Duke qenë se arti është terapi, mua në një fazë të jetës më ka shërbyer si terapi. Pra gjatë periudhës së izolimit, në karantinë unë mendova të krijoj dhe nuk mendova që kjo gjë do të merrte përmasa kaq të mëdha. Mendova fillimisht thjesht të krijoj. Por ditë pas dite, duke krijuar kjo gjë u rrit, ndjesia u rrit, se kisha dëshirë të krijoja edhe më tepër, të eksploroja edhe më tepër dhe pa pritur pa kuptuar u gjenda në një studio me shumë punime. Nga një studio e vogël me dy tre punime në një studio shumë të madhe, me shumë punime.
Orë e realizuar nga Ina
Procesi i punës me resinë mund të zgjasi nga dhjetë deri në dymbëdhjetë ditë për objektet e mëdha dhe nag pesë deri në dhjetë ditë për objekte më të vogla. Kjo për arsye sepse unë dëshirojë që punimi të ketë një cilësi, dhe nuk e punoj me një shtresë resinën, e punoj me disa shtresa, duke i lënë mundësi vetes dhe hapësira që në çdo shtresë të krijoj efekte dhe detaje të veçanta. Kjo është ajo që mendojë që përbën edhe magjinë e saj. Brenda një objekti që përshembull njërën e kam punuar në pesë shtresa, ti mund të dallosh lulet por në shtresën e dytë mund të dallohen shumë thjeshtë perlat, në shtresën e tretë duken shkrimet dhe pastaj shtresa e fundit është ajo që mbështjellë dhe i jep shkëlqimin të gjithë objektit. Objektet e punuara me resinë kanë sekretet e tyre edhe për mirëmbajtjen. At oi rezistojnë kohës. Njerëzit mund të fusin në resinë objekte nga më të ndryshmet: lule, objekte që kanë koleksionuar, dhe ato t’i rezistojnë kohës për një periudhë shumë të gjatë. Mirëpo resina është një material i cili nuk duhet të ekspozohet në diell, pasi dielli e pigmenton dhe e zverdhë resinën, nëqoftëse ne e ekspozojmë për një kohë shumë të gjatë. Prandaj punimet e mia unë i shoqërojë me një fletë këshillash të cilat janë specifike. Fundja fundit krijimet e veçanta kërkojnë kujdes të veçantë.
Pikturë e Inës
Unë jam rritur midis ngjyrave, duke qenë se babi im ka qenë piktorë dhe motra ime më e madhe gjithashtu. Shumë e vogël, që në fëmijëri arti më ka shërbyer për të njohur veten. Ngjyrat më kanë shërbyer që unë të shprehem. Vizatimet më kanë shërbyer që unë të flasë e të komunikojë. Arti është komunikim dhe në atë fazë të fëmijërisë më ka ndihmuar që të shpreh emocione të cilat ndoshta nu ki shprehja dot me fjalë. Më pas vijmë në fazën e adoleshencës ku ka kryer studimet në Liceun Artistik. Arti është edukim dhe në atë periudhë jam edukuar dhe formuar rreth artit. Me një formim sipas shkollave perëndimore, duke parë objektin nga natyra, duke e studiuar, por edhe duke lënë studion dhe duke kapur momentin, çastin, duke qenë pak më ekspresive, duke njohur pak më tepër veten. Pastaj kanë qenë studimet e Universitetit ato të cilat unë kam arritur të njoh edhe më tepër veten. Gjendja ime emocionale ka qenë duke u rritur. Rritesha unë dhe rritej bashkë me mua dhe ndjenja për artin, dhe kanalizoja atë çfarë doja të bëja në të ardhmen. Mbarova studimet për skenografi, art-dekor dhe kuptova që isha shumë e apasionuar pas objekteve dekoruese dhe interiorit, dhe kryesisht të shtëpisë.
Punim i Inës
Më frymëzojnë objektet nga më të thjeshtat përshembull: së fundimi ka filluar të më frymëzojnë kristalet. Kristalet, të cilat po t’i shihni bëjnë pjesë në të gjitha pikturat e mia, apo orat. Unë dëshiroj dhe preferoj që ti kombinoj pikturat fluide sëbashku me kristalet dhe t’i ndërthurë ato. Çfarë më frymëzon tjetër për të krijuar orat apo pikturat? Janë pikërisht ngjyrat e një interior shumë të thjeshtë. Mjafton një fotografi, një ambjent shtëpie apo zyre. Mjafton të shoh ngjyrat, të shoh sipërfaqen që ka nevojë të arredohet dhe me intuitën time pastaj nis menjëherë të krijoj. Janë skicat e mia ato të parat, idea që është fotografuar në mendjen time dhe më pas del e riprodhuar në fletë dhe më vonë materializohet në përmasat sipas mjedisit, sipas interiorit, dhe kështu puna mer një përmasë tjetër. Nga idea, në skicë dhe në fazën përfundimtare.
Vepër arti me resinë
Nëse unë do të kisha përballë veten time pesëmbëdhjetë vjeçare do t’i thoja që përveçse të krijonte të lexonte. Të lexonte më shumë. Leximi të formon dhe ti duhet të dish, të mbrosh atë për të cilën ke punuar aq shumë. Ti duhet të dish të shpjegosh emocionet e tua. Pavarësisht se piktura jote flet shumë për ty duhet që dikujt që ndoshta pikturën nuk e kupton t’ia bësh më të thjeshtë. Unë mendoj që pikturat tona jemi ne. Dhe bota ime jashtë, pra pikturat e mia, shprehin dhe përfaqësojnë më së miri atë që edhe unë jam brenda meje. Një natyrë shumë ekspresive, shumë e gjallë, plot ngjyra dhe ppo të shohim edhe në pikturat e mia unë guxoj me ngjyrën, vendos ngjyra të forta, që kërcasin, që të kenë dinamikë, lëvizje, ashtu siç edhe unë jam dhe temperamenti që mua më karakterizon në jetën time të përditshme.
Vepër e artistes
Një këshillë shumë e vlefshme që nuk do ta harroj asnjëherë është këshilla nga babai im, i cili kur unë nisa rrugën drejt artit më tha: “Kjo do të jetë e ardhmja jote. Kjo do të jetë puna jote e së ardhmes. Jeto duke punuar dhe duke krijuar sepse jeta është më e bukur midis ngjyrave. Midis ngjyrave të shpirtit tënd do të jetosh në një univers të bukur pa fund.”
Përgatiti Jerida Sakaj