Foto nga VCG
Ditën e enjte, Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Forumit të Bashkëpunimit Industrial dhe Investimeve Kinë - Vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC)
Xi Jinping vuri në dukje se shkëmbimet miqësore midis Kinës dhe vendeve të GCC kanë zgjatur mijëra vjet dhe kanë një histori të gjatë.
Në vitin 2022 u mbajt me sukses Samiti i parë Kinë-GCC, duke krijuar një situatë të re për thellimin e bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Bashkëpunimit të Gjirit.
Thellimi i bashkëpunimit industrial dhe investues mes Kinës dhe vendeve të GCC, do të forcojë lidhjes midis ndërtimit të përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë” dhe planeve të zhvillimit kombëtar të këtyre vendeve. Gjithashtu do t'i japë lojë të plotë avantazheve plotësuese, do të kultivojë një energji të re për zhvillimin dhe nxitjen e lulëzimit të të dyja palëve.
Kina është e gatshme të punojë me vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit për të promovuar unitetin, për të kërkuar bashkëpunim, si edhe për të shkruar një kapitull të ri në marrëdhëniet Kinë - Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit.
Në Xiamen të provincës Fujian të Kinës lindore u hap Forumi i Bashkëpunimit Industrial dhe Investimeve Kinë - Vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC).
Tema e këtij forumi është “Përballemi me të ardhmen, forcojmë zhvillimin me cilësi të lartë të bashkëpunimit Kinë - Vendet GCC”. (Çang Çuo)