foto nga CFP
Në qershor, nën rrezet e shndritshme të diellit, ujërat e kulluar të lumit Nyang rrjedhin në mënyrë të tërthortë. Në mes të lumit gjendet një ishull aluvioni, i gjelbëruar me bimësi. Pamja nga ajri shpalos gjithë bukurinë ekologjike të rrafshnaltës.
"Tani është stina më e bukur e vitit. Jeta këtu është e rehatshme," thotë Phurbu Dorje, një banor i fshatit Bangna, pranë Parkut Kombëtar të Ligatinës Yani, që ndodhet në pikëtakimin midis lumit Yarlung Zangbo dhe lumit Nyang, në rajonin autonom të Xizangut në Kinën Jugperëndimore. Sipërfaqja ujore e kësaj ligatinë shtrihet në lartësinë 2920 metra mbi nivelin e detit.
foto nga CFP
Phurbu Dorje është rojtar në këtë park. Çdo mëngjes në orën 8, ai fillon patrullimin në pyll, duke vëzhguar hollësisht kurorat e drurëve dhe trungjet e trasha.
"Këtu rriten shumë lloje të ndryshme pemësh të shtrenjta. Një nga hallkat e rëndësishme të punës sonë është kontrolli i dëmtuesit të drurëve," tha ai.
Phurbu Dorje është një ndër 45 rojtarët e ligatinës Yani. Ai e dashuron këtë tokë. Kur ishte i vogël, atje ishte një bokrimë e panjohur. Në vitin 2009, me fillimin e ndërtimit të Parkut Kombëtar Yani, fabrika e dikurshme e rërës u mbyll, ndaj bimët filluan të rriteshin. "Ndryshimet gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit nuk kanë qenë të lehta, ndaj duhet ta mbrojmë siç duhet këtë ligatinë."
Phurbu Dorje punon aktualisht edhe si vullnetar në fshatin Bangna, për t'u promovuar fshatarëve rëndësinë e mbrojtjes së ligatinës dhe ndërgjegjësimin në mbrojtjen ekologjike e biodiversitetin.
Fshati Segula ndodhet gjithashtu pranë ligatinës Niyang. Panorama e bukur e tanishme e fshatit, vështirë të lidhet me fjalët si dobësia ekologjike, kërcënimi serioz nga stuhia e rërës.
Fshati ndodhet në një tokë të sheshtë, në kthesën e lumit Nyang. Dikur ka vuajtur shumë nga grumbullimi i rërës dhe baltës së lumit. Choe Tsring sjell ndërmend se kur filloi punë si sekretar i komitetit të PKK në këtë fshat më 2008, gjatë verës uji i vrullshëm kalonte bregun e lumit dhe toka mbulohej nga balta. Në dimër shtrati i lumit mbetej i zhveshur, ndaj kur frynte erë, banorët detyroheshin të "gërryenin rërën" buzë bregut të lumit.
"Nuk vazhdohet me një gjendje të tillë. Duhet të mbjellim drurë!" Në fillim të pranverës 2009, Choe Tsring paraqiti planin e pyllëzimit dhe sistemimit të mjedisit. Kështu nisi vepra e pyllëzimit që vazhdon deri më sot. Sipërfaqja vjetore e pyllëzimit ishte afro 100 hektarë, ndërsa më vonë shkoi mbi 300 hetarë. Gjatë këtij procesi, vendasit hasën edhe shumë vështirësi. Në fillim, përqindja e mbijetesës së fidanëve të pemëve nuk ishte e lartë. Falë orientimit të ekspertëve, ata gjetën një soforë që përshtatet me mjedisin ranor të bregut, ndaj përqindja e mbijetesës së pemëve u rrit shumë. Gjatë 10 viteve, vetëm në fshatin Seguola u mbollën qindra mijëra drurë, të cilët kanë luajtur rol shumë efikas në parandalimin e rërës.
Vepra të tilla të përmirësimit ekologjik, si në fshatin Seguola, gjenden edhe në shumë raste të tjera pranë ligatinës Yani. Që nga viti 2016, qeveria qytetit Nyingchi, ku ndodhet ligatina Yani, ka investuar 35 milionë juanë për mbrojtjen dhe përmirësimin e ligatinës. Deri në qershor 2022, u gjelbërua një sipërfaqe prej mbi 122 hektarësh në këtë ligatinë.
Fshati Qugu, ku banon Tashi Tsring, është bërë destinacioni kryesor i turizmit në Nyingchi. Në vitin 2022, në këtë fshat u ndërtua një qendër pushimi, kur turistët mund të shijojnë lulet e pjeshkës, të hedhin shigjeta dhe të shëtisin me kuaj. Në vitin 2022, të ardhurat kolektive nga turizmi i fshatit Qugu kaluan mbi 450 mijë juanë (62 mijë dollarë).
Drejtori i Drejtorisë së Stepës dhe Silvikulturës të qytetit Nyingchi tha se me përmirësimin e mjedisit natyror, fshatrat përreth janë bërë më të bukur dhe jetesa e vendasve është bërë më e lumtur. (Wang Lei/ Elona)