Nga 23 deri më 24 maj, Teatri Lindor i Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze organizoi forcat tokësore, detare, ajrore dhe forcat e raketave për të zhvilluar manovrën "Shpata e Përbashkët-2024A" rreth ishullit të Tajvanit.
Lai Ching-te(Foto:VCG)
Fokuset e manovrës janë patrullat e përbashkëta të gatishmërisë luftarake detare dhe ajrore, kapja e përbashkët e kontrollit kompleks të fushës së betejës, goditja e saktë ndaj objektivave etj.
Luftanijet dhe aeroplanët arritën pranë ishullit Tajvan për patrullim. Forcat ushtarake lëvizën së bashku rreth ishullit, për të inspektuar aftësinë e luftimit praktik të trupave të teatrit lindor.
Kjo është një vepër e drejtë e Kinës, për të ruajtur sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial. Është një ndëshkim i fuqishëm për aktin e "pavarësisë së Tajvanit" të forcave separatiste dhe paralajmërim serioz për ndërhyrjen dhe provokimin e forcave të jashtme.
Si një "punonjës pragmatik i pavarësisë së Tajvanit", lideri i rajonit, Lai Ching-te, mbajti një fjalim më 20 maj, që është "rrëfimi i tij për pavarësinë e Tajvanit", duke provokuar seriozisht parimin e Një Kine, si dhe duke dëmtuar paqen dhe stabilitetin e ngushticës së Tajvanit. Kundërmasat e pjesës kontinentale të Kinës janë të përshtatshme, të ligjshme dhe të nevojshme.
Në fjalimin e tij, Lai Ching-te përdori "Kinën" për ta quajtur si pjesën kontinentale të Kinës. Përdori "shtetin" për të quajtur Tajvanin, duke promovuar të ashtuquajturën "pavarësinë sovrane". Ai përdori terma si "pavarësia e dy brigjeve nga njëri-tjetri", "vendimi i banorëve të Tajvanit" dhe opinionet e tjera përçarëse, me qëllim për të bërë bujë të madhe, në lidhje me të ashtuquajturin identitet "shtet", për të zëvendësuar marrëdhënien e të dy brigjeve si marrëdhënia e dy shteteve.
Nëse Lee Teng-hui, Chen Shui-Bian, Tsai Ing-wen, përdorën disa shprehje të paqarta në fjalimin e inagurimit, fjalimi i Lai Ching-te është një shprehje e pamaskuar dhe e shpejtë për të kërkuar "pavarësinë e Tajvanit". Qëndrimi i tij është jashtëzakonisht i shfrenuar dhe kërkimi akoma më radikal.
Në përmbajtje, fjalimi i Lai Ching-te është plot gënjeshtra dhe mashtrime. Ai u betua mbi "Kushtetutën e Republikës së Kinës", e cila mishëron faktin se të dy brigjet e ngushticës i përkasin një Kine, por me goje predikoi "teorinë e dy shteteve". Ky është mashtrimi i plotë!
Nën maskën e "paqes dhe begatisë së përbashkët", Lai Ching-te tha se dy brigjet e ngushticës mund të rifillojnë shkëmbimet turistike dhe studentët e diplomuar mund të vijnë në Tajvan për studim. Por fakti që banorët, studentët e pjesës kontinentale të Kinës, s'mund të shkojnë në Tajvan për turizëm dhe studim, është shkaktuar nga autoriteti i Partisë Progresive Demokratike.
Tajvani është pjesë e Kinës, ndaj nuk ka vend thënia e bashkëpunimit "të dy palëve të barabarta". Lai Ching-te nuk është i sinqertë në nxitjen e shkëmbimeve mes dy brigjeve. Ai dëshiron të përcaktojë Tajvanin dhe kontinentin si "dy vende" dhe "të realizojë pavarësinë e Tajvanit".
Zhao Chunshan, profesor nderi i Institutit të Studimeve të Pjesës Kontinentale Kineze, në Universitetin Tamkang në Tajvan, tha se kurrë s'ka qenë kaq i frikësuar, gjatë 60 viteve të studimit të marrëdhënieve mes dy brigjeve.
Qyteti Tajpei, kryeqendër e Tajvanit(Foto:VCG)
Sipas sondazheve më të fundit të TVBS-it, 53% e banorëve të Tajvanit nuk kanë besim për autoritetin e ri të Partisë Progresive Demokratike(PPD) për të trajtuar siç duhet marrëdhënien e dy brigjeve.
Tajvani është Tajvani i Kinës dhe bashkëkombasit e të dy brigjeve i përkasin kombit kinez.
Për provokimin e "pavarësisë" të PPD-së me forcat e jashtme, pjesa kontinentale e Kinës është shprehur më parë: "Patjetër do të marrim masa ndëshkuese. Përndryshe, nëse Lai Qing-te, i cili ka harruar paraardhësit e tij, kryen veprime konkrete në politikë, ngushtica e Tajvanit do të zhytet në situatë lufte."
Manovra e përbashkët e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze rreth ishullit të Tajvanit është një ndëshkim i vendosur për provokimin e Lai Qing-te. Është mbrojtja e paqes dhe stabilitetit të ngushticës së Tajvanit, si edhe e lumturisë së bashkëatdhetarëve të Tajvanit. (Xu Guang/Elona)