Xi Jinping-u theksoi se jeta e lumtur e popullit është rezultat i përpjekjeve të mundimshme.
2024-05-23 20:31:35

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi të mërkurën pasdite Rrugën e Gjelbër Bregdetare në qytetin Rizhao të provincës Shandong, për të inspektuar mjedisin ekologjik të vijës bregdetare pas restaurimit dhe menaxhimit. Ai bisedoi ngrohtësisht me qytetarët dhe turistët që po pushonin ose po bënin stërvitje pranë detit.

Xi Jinping-u theksoi se jeta e lumtur e popullit është rezultat i përpjekjeve të mundimshme.

“Qëllimi ynë për të ardhmen është shumë i qartë dhe madhështor. Për ta arritur atë, duhet të përpiqemi të punojmë me zell. Falë sukseseve të kaluara, tani kemi besim dhe vendosmëri. Le të përpiqemi së bashku. Jeta e lumtur e popullit është rezultat i përpjekjeve të mundimshme. Rilindja e madhe e kombit kinez do të realizohet patjetër," vuri në dukje Xi. (Li Huailiang/Artan)


Foto: Xinhua

Foto: Xinhua