Xi thekson thellimin e mëtejshëm të reformës së gjithanshme për të promovuar modernizimin e stilit kinez
2024-05-23 20:57:46

Presidenti kinez Xi Jinping kryesoi të enjten pasdite një mbledhje me përfaqësues të ndërmarrjeve dhe ekspertë në qytetin Jinan të provincës Shandong të Kinës Lindore, ku mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Foto: VCG

Në fjalimin e tij, Xi Jinping-u theksoi se Kongresi i 20-të Kombëtar i PKK-së ka hartuar një plan madhor për ndërtimin e gjithanshëm të një vendi socialist modern, duke përcaktuar si detyrë kryesore promovimin e ndërtimit të një vendi të fuqishëm e të përtëritjes kombëtare nëpërmjet modernizimit të stilit kinez. Për të thelluar më tej reformën e gjithanshme, duhet të vihet fokusi te promovimi i modernizimit të stilit kinez, të theksohen pikat kyçe të reyformës, të ruhet drejtimi i duhur dhe të përdoren mënyra e metoda të përshtatshme, duke i dhënë energji të reja kryerjes së detyrave kryesore e arritjes së objektivave strategjikë.

foto: VCG

foto: VCG

“Dëshira e popullit për një jetë më të mirë është objektivi i përpjekjeve tona. Nxitja e reformës dhe e zhvillimit synon të sigurojë një jetë sa më të mirë për popullin. Duhet ta planifikojmë e ta promovojmë reformën duke u nisur nga interesat e përgjithshëm, themelorë e afatgjatë të popullit, të përqendrohemi në zgjidhjen e çështjeve që shqetësojnë njerëzit, si punësimi, rritja e të ardhurave, arsimi, shëndetësia, strehimi, shërbimet publike, kujdesi për fëmijët e të moshuarit, si edhe siguria e jetës dhe pronës, e të ndërmarrim masa të reja reforme që u përgjigjen nevojave e dëshirave të popullit," vuri në dukje Xi.  (Li Huailiang/Artan)