Arti për mua është diçka që më përputhet me fantazinë, ndikimi i situatave që trajtoj në karikaturë. Pjesa ime e brendshme që flas me lapsin, ajo që e trajtoj në çdo koncept të botës që kam, që shikoj problematikat e ndryshme dhe i transmetoj në figura. Kap ndjeshmërinë dhe emocionin dhe humorin në karikaturë por ndikohem edhe nga lajmet e ndryshme duke i shfaqur me simbolika thumbuese, Karikatura është edhe filozofike, ka të bëjë me ndjeshmërinë dhe trajtimin ironik e satirik. Në punët e mia jam munduar të përcjell ndjeshmërinë ndikuar nga temat sociale duke i vizatuar me laps, në telajo, grafikë dhe në skulptura të vogla. Materiale që i japin ndjeshmëri artit, për ti dhënë jetë figurës siç është humori dhe ironia.
Endri Beqaj (Foto CMG)
Punimi im i parë ka qenë “comics book”. Aty zhvillova më shumë skenat, personazhet në lëvizje, sesi shkon figura në histori, sesi lidheshin më njëra tjetrën. Nëpërmjet kësaj më lindi edhe idea e karikaturave. Nga skicimet e personazheve të “comics book”, u lidha edhe me Ministrinë e Kulturës për të realizuar punime grafike. Ndërkohë që mbarova Universitetin e Arteve hapa një ekspozitë personale me karikatura me temë sociale. Pjesa më e madhe e karikaturës sime lidhet edhe me Kosovën, ku kam qenë pjesëmarrës në Bienale, në Pishtinë, Pirzren, Ferizaj dhe kam marë pjesë në konkurse ndërkombëtare, ku në disa prej tyre kam fituar edhe disa çmime të ndryshme na karikaturë edhe skulpturë. Më vonë erdhi edhe momenti kur unë fillova të bëja skulptura, karikatura duke përzgjedhur personazhe të ndryshme si piktori Gazmend Leka etj. Ka qenë vlerësim për mua që me ekspozitat që kam bërë por edhe nga klientelët të cilët pëlqejnë dhe kërkojnë karikaturat edhe skulpturat që unë realizoj dhe formoj. Arti është ai zinxhiri që unë kam vazhduar më pas të merem edhe me animacion. Ndërkohë unë merem me diçka pastaj them pse jo të vazhdoj të merrem edhe me diçka tjetër paralelisht.
Karikatura është mesazhi që unë jap më shumë tek temat sociale përshembull tema: “Ku po shkon kjo botë?” ku pasqyroj anën e krizes, luftës dhe këto tema që më prekin më bën që t’i transmetoj emocionet në letër. Unë flas me laps. Jam person i qetë, kam shumë pak flajë por çdo gjë e flas me laps, atë çfarë ndjej atë shpreh duke dhënë mesazhet e mia dhe një formë proteste për gjërat që mendoj se nuk janë siç duhet.
Punime të artistit Beqaj (Foto CMG)
Kjo është një botë që mua më lëviz, është një botë që unë kam krijuar, është ndjenja ime shpirtërore ku unë përputh pjesën e asaj që jap duke e trajtuar karikaturën në forma të ndryshme, duke u ndikuar nga aktualiteti ynë në Shqipëri. Karikatura ka tre elemente: trajtimi i pjesës së formimit të portretit, pjesa humoristike, ironizimi, thumbimi dhe pjesa e figurave që i trajtoj si histori. Është e vështirë të trajtosh karakterin, ta deformosh atë dhe ta çosh në situate me histori për të krijuar atë që lexon syri. Çdo temë që më shfaqet, tema aktuale, tema sociale unë i paraqes në anën figurative, i nxjerr pjesën thumbuese, ironike. Atë çfarë trajtoj më vjen në mënyrë të natyrshme si përshembull tema e emigrantëve, e ndotjes së natyrës, lufta etj.
Punime të skulptorit Beqaj (foto CMG)
Skica të artistit Beqaj (Foto CMG)
Duke parë ndryshimin që ka ndodhur tek unë që nga periudha kur isha student e deri më tani, me gjërat që kam ndërtuar, pra ecurinë time, ndihem i plotësuar. Arti është si një zinxhir, si ajo hallka që krijon njëra pas tjetrës dhe me të gjitha pjesmarrjet në konkurse dhe aktivitete jam njohur me të tjerë. Më pas hapja e studios është një hap i rëndësishëm pasi studio është faqja e artistit ku ti lexon botën e tij. Sigurisht në këtë evoulim timin kam pasur edhe mbështetjen pedagogeve e artistëve të tjerë, të cilët kanë qenë shtysë për mua. Aktivitetet gjithashtu kanë luajtur një rol të rëndësisëhm në formësimin e zhvillimin tim. Që në fëmijëri më ka ndihmuar leximi për të vazhduar me krijimtarinë, të zhvilloj karikaturën dhe të merem me ilustrime me disa shtëpi botuese.
Skulptori Endri Beqaj (Foto CMG)
Vepra të artistit Beqaj (Foto CMG)
Nëse do të kisha Enrin e vogël përballë do t’i thoja kurajo, mos u dorëzo. Se ai Endri që ka qenë i pasigurt me gjërat, se sigurisht je fillestar, do të mendosh për ëndrrat se çfarë do të bësh dhe sot i them Endrit të vogël që kuroja, çdo gjë është e vazhdueshme.
Jerida Sakaj