Sondazhi i CGTN-it: 90.21 % e të anketuarve dënojnë deklaratat e rrezikshme të udhëheqësit të Tajvanit
2024-05-22 21:57:53

Më 20 maj, udhëheqësi i rajonit të Tajvanit shprehu hapur mbështetje për "pavarësinë e Tajvanit", gjë që ka tërhequr vëmendjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare. Sipas një sondazhi global të kryer nga CGTN-i në internet, pothuajse 90 për qind (89.95 për qind) e pjesëmarrësve mbështesin fuqimisht parimin e “një Kine” dhe kundërshtojnë me vendosmëri separatizmin e "pavarësisë së Tajvanit".

foto: VCG

foto: VCG

Pjesa kontinentale dhe Tajvani i përkasin një Kine dhe së njëjtës Kinë. Tajvani është një pjesë e pandashme e territorit të Kinës. Bashkësia ndërkombëtare ka arritur prej kohësh në këtë përfundim. Rezoluta 2758 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e ka bërë të qartë se në botë ekziston vetëm një Kinë dhe Tajvani është pjesë e Kinës, duke ritheksuar parimin e “një Kine”. Gjatë më shumë se gjysmë shekulli që nga miratimi i kësaj rezolute, numri i vendeve që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën mbi bazën e parimit të “një Kine” ka arritur në 183. Në këtë sondazh, 86.53 për qind e pjesëmarrësve globalë besojnë se, pavarësisht ndryshimeve politike në Tajvan, kjo nuk mund ta ndryshojë faktin historik e ligjor që të dyja anët e ngushticës së Tajvanit i përkasin një Kine dhe së njëjtës Kinë, si dhe përkushtimin e qëndrueshëm të botës ndaj parimit të “një Kine”.

Tajvani është Tajvani i Kinës dhe çështja e Tajvanit është një punë e brendshme e Kinës që nuk lejon ndërhyrje të huaj. Në sondazh, 90.21 për qind e të anketuarve globalë e dënojnë fuqimisht deklaratën e rrezikshme të bërë nga udhëheqësi i Tajvanit, duke theksuar se e ardhmja e Tajvanit mund të përcaktohet vetëm nga më shumë se 1.4 miliardë kinezë, përfshirë bashkatdhetarët në Tajvan.

foto: VCG

foto: VCG

Vitet e fundit, situata në ngushticën e Tajvanit ka ngjallur shqetësim të madh në bashkësinë ndërkombëtare dhe përfshirja e disa vendeve në çështjen e Tajvanit ka shkaktuar shqetësime në shkallë të gjerë. Sipas sondazhit, 94.78 për qind e pjesëmarrësve globalë mendojnë që paqja dhe qëndrueshmëria në ngushticën e Tajvanit janë thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rajonit të Azi-Paqësorit e të botës. 79.12 për qind e atyre që u përgjigjën, e kundërshtojnë fuqimisht blerjen e armëve prej autoriteteve të Tajvanit nga ShBA-ja, duke besuar se kjo do ta shtyjë Tajvanin në një situatë të rrezikshme konflikti ushtarak. 92.25 për qind thonë se dëshira e pjesës kryesore të banorëve në rajonin e Tajvanit është paqja e zhvillimi dhe jo lufta e recesioni. Ata u bëjnë thirrje autoriteteve të Tajvanit të ndalojnë menjëherë veprimet provokuese.

Ky sondazh, i publikuar nga CGTN-i në platformat e gjuhës angleze, spanjolle, frënge, arabe dhe ruse, mori përgjigje nga 11 645 njerëz brenda 24 orëve. (Li Huailiang/Artan)