Qeveritë, partitë politike dhe organizatat ndërkombëtare në mbarë botën, kanë përsëritur respektimin e tyre ndaj parimit të "Një Kine" dhe kundërshtimin e vendosur ndaj axhendës së "pavarësisë së Tajvanit".
Disa orë pas marrjes së detyrës së liderit të ri të rajonit të Tajvanit, Lai Ching-te, të hënën, Republika e Naurusë përsëriti mbështetjen e vendosur dhe respektimin ndaj parimit të një Kine.
Rifillimi i marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Naurusë dhe Republikës Popullore të Kinës (PRC) më 24 janar, pohon parimin e një Kine dhe ribashkimin e Kinës, sipas një deklarate të lëshuar nga qeveria nauruane.
Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari/CMG
Republika e Naurusë njeh ekzistencën e vetëm një Kinë në botë, me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës, si qeveria e vetme që përfaqëson gjithë kombin, sipas kësaj deklarate.
Në përputhje me parimin e një Kine, Nauru kundërshton nocionin e "pavarësisë së Tajvanit" dhe ndërhyrjen e forcave të jashtme në punët e brendshme të Kinës. Ne mbështesim fuqishëm të gjitha përpjekjet e qeverisë kineze për të realizuar ribashkimin kombëtar, tha ai.
Ministria e Punëve të Jashtme të Hondurasit tha në një deklaratë të hënën se presidenti Xiomara Castro dhe qeveria e Hondurasit riafirmojnë aderimin e tyre ndaj parimit të një Kine.
Më shumë se 180 vende në botë e njohin parimin e një Kine, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Hondurasi vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës në bazë të parimit të një Kine.
Rusia akuzoi të hënën Shtetet e Bashkuara, për përshkallëzimin e tensioneve në ngushticat e Tajvanit, duke minuar stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Azi-Paqësorit dhe duke penguar ribashkimin paqësor të Kinës.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se, të nxitura nga vendet perëndimore të udhëhequra nga SHBA, forcat separatiste në ishullin Tajvan kanë krijuar artificialisht një mjedis informacioni, në të cilin marrëdhëniet ndërmjet ngushticave janë në gjendje të tensionuar.
Në një intervistë të fundit, presidenti pakistanez Asif Ali Zardari tha se vendi i tij i përmbahet me vendosmëri parimit të një Kine dhe kundërshton fuqimisht "pavarësinë e Tajvanit".
"Tajvani është pjesë e Kinës," tha ai. “Nuk ka rrugë tjetër”.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha në një program televiziv se Shtetet e Bashkuara dhe NATO, po përpiqen të përdorin çështjen e Tajvanit për ta tërhequr Kinën në luftë, por Kina ka mjaftushëm mençuri, forcë ushtarake dhe teknologjike për të përballuar sfidën.
Ka vetëm një Kinë në botë. Ka vetëm një Kinë në sistemin ndërkombëtar, me Kombet e Bashkuara si bërthamën e saj, tha Maduro.
selia e OKB-së/CFP
Tajvani është territori i Kinës. Çdo përpjekje për të sfiduar parimin e një Kine, në mënyrë të pashmangshme do të dështojë, shtoi ai.
Kohët e fundit, agjencitë e OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare në Gjenevë kanë ripohuar respektimin e Rezolutës 2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe mbështesin me vendosmëri parimin e një Kinë.
Nourredine Djoudi, i cili më parë shërbeu si ambasador i Algjerisë në Afrikën e Jugut dhe Holandë, mori pjesë personalisht në ngjarjen historike që promovonte kthimin e Republikës Popullore të Kinës në Kombet e Bashkuara.
Djoudi deklaroi se miratimi i Rezolutës 2758 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ishte një fitore për parimin e një Kinë dhe për vendet në zhvillim. Ai përfaqëson një konsensus ndërkombëtar dhe trendin e historisë, tha Djoudi. "Ky përfundim është i qartë dhe nuk duhet të shtrembërohet apo ndryshohet nga asnjë vend."
Pakistani përsëriti parimin e një Kine, duke thënë se Rezoluta 2758 e Asamblesë së Përgjithshme është një riafirmim i parimit nga OKB. Rezoluta rivendosi të drejtat e ligjshme të Republikës Popullore të Kinës në OKB, tha Mumtaz Zahra Baloch, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Pakistanit.
Baloch tha se rezoluta njeh pa mëdyshje përfaqësuesit e qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, si përfaqësuesit e vetëm legjitim të Kinës në OKB.
Politika e Pakistanit për Tajvanin është konsistente, e qartë dhe parimore. Tajvani është pjesë e pandalshme e Republikës Popullore të Kinës, shtoi ajo.