Diell, Tokë dhe Det! Fëmijët ekspozojnë talentin përmes pikturës
2024-05-22 15:32:07

Qiell, Tokë dhe Det është punuar nga fëmijët e kursit të pikturës në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë nën kujdesin e mësueses Ruzmira Rejaj. Ata sollën punime të larmishme me tematika mbi natyrën e bukur, peizazhe e kompozime, si dhe bota nënujore me gjallesat e saj të shumta. Pjesë e aktivitetit ishin edhe piktorët e vegjël të vendosur në këndin kreativ, të cilët realizuan punime mjaft të bukura, si vetë bota e tyre. Mësuesja Ruzmira Bejaj dhe piktorët e vegjël u bënë pjesë e intervistës sonë

CMG: Një event shumë i veçantë, a duhen më tepër aktivitete për fëmijët ?

Ruzmira Bejaj: Patjetër që po! Është shumë e rëndësishme që të kemi evente që në fokus kanë fëmijët dhe në këtë formë ata të shfaqin talented, të cilët i zotërojnë dhe japin prej vetes së tyre. Tirana tanimë është gjallëruar ka një gërshetim mundësish për të gjithë fëmijët që duan të angazhohen.

CMG: Çfarë tiparesh shfaqën ata në këtë ekspozitë?

Ruzmira Bejaj: Kjo ekspozitë tepër interesante, që prej titullit që mban tregon gërshetimin e një sërë elementësh, të cilët janë pjesë e jetës së përditshme. Pati një impakt të lartë edhe nga turistët të cilët ndalonin thuajse në çdo moment për të pyetur apo nxitur nga kurioziteti për të ndarë emocionet e tyre. Ndërsa fëmijët dëshmuan edhe njëherë se sa të aftë janë për të qenë talente të vërteta. Ekspozita ishte e gjitha në natyrë dhe kjo e bëri edhe më të veçantë.

CMG:  Pse ky titull?

Ruzmira Bejaj: Ky titull erdhi pasi fëmijët kishim përfunduar të gjitha pikturat e tyre dhe arritëm të shihnim se fokusi i tyre ishte natyra, pemët, lulet dhe mbi të gjitha bota nënujore. Unë si kuratore imazhi arrita të kuptoj fëmijët me sinqeritetin e tyre që është pjesë e pandashme e asaj bote .

CMG: Sa piktura dhe sa fëmijë ishin pjesë e këtij eventi ?

Ruzmira Bejaj: Në këtë event ishin rreth 100 piktura dhe 70 fëmijë 
pjesëmarrës, të cilët dhanë nga talenti i tyre. Ndërsa ajo që vihet re është se janë grupmosha të ndryshme të cilët marrin pjesë dhe në bazë të moshës më pas merret tematika dhe mënyra se si ata do të veprojnë me pikturën.  Ajo që dallon është taktika mes tyre sepse në bazë të moshës ata tregojnë edhe njohuritë që kanë.

CMG:  Arritët t'i menaxhoni si duhet 70 fëmijë në një event si dhe 100 piktura?

Ruzmira Bejaj: Normalisht që ishte e vështirë dhe më tepër sfiduese kur bëhet fjalë për fëmijët sepse ata kanë botën dhe kapriçot e tyre. Mirëpo unë e kam menaxhuar në formën time sepse një pjesë të mirë të tyre i kam nxënës dhe arrij t’i kuptoj ata dhe botën e tyre.

CMG:  Kontakti me natyrën çfarë efektesh pozitive sjell tek fëmijët ?

Ruzmira Bejaj:  Lidhja me natyrën për një piktor është shumë e rëndësishme sepse i fut ata në një botë tjetër dhe i bën palë të emocioneve të vërteta, të cilat mund t’i gjesh vetëm në natyrë. Natyra është miku më i mirë i çdo artisti. Fëmijët përveçse e pikturuan natyrën në të gjitha dimensionet e saj, edhe ekspozitën e zhvilluam në natyrë.

Nuk munguan në këtë bisedë edhe disa përjetime e mesazhe nga fëmijët pjesëmarrës, duke na treguar se çfarë kanë pikturar dhe kanë pasur mundësi të përfaqësojnë.

Jerina Sala 9-vjeç: Unë pikturova një anije të fundosur, e cila tregonte  përjetimet e mia dhe lidhjen që kam me botën nënujore. Po ashtu më ka pëlqyer shumë idea që kishim mundësi të piktuornim në natyrë.

Nikol Nikaj 9-vjeç: Në këtë ekspozitë kam marrë pjesë me mrekullitë e shtratit të detit, kam vizatuar shumë sirena dhe shumë kafshë të tjera të botës nënujore.

Kleisa Rrapi 7-vjeç: Në këtë ekspozitë unë kam vizuatuar një mace në det.