MJK: Kina, e përkushtuar të punojë me vendet e tjera për të çelur një epokë të re të qeverisjes globale të biodiversitetit
2024-05-22 20:39:42

22 maji i sivjetshëm është Dita e 24-t Ndërkombëtare e Biodiversitetit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha po atë ditë në një konferencë shtypi që Kina, duke ndjekur parimin e ndërtimit të një bashkësie të jetës së përbashkët në Tokë dhe duke mbajtur një qëndrim të hapur, gjithëpërfshirës e të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, është e përkushtuar për të punuar me vendet e tjera për të hapur një epokë të re të qeverisjes globale të biodiversitetit.

foto: VCG

foto: VCG

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Wang Wenbin foli mbi punën e Kinës për qeverisjen globale dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Ai tha se, nën udhëheqjen shkencore të Mendimit të Xi Jinping-ut për Qytetërimin Ekologjik, Kina e ka konsideruar mbrojtjen e biodiversitetit si strategji kombëtare dhe ka arritur përparime të reja në mbrojtjen e biodiversitetit, falë masave të tilla si përmirësimi i politikave e rregulloreve përkatëse, zbatimi i masave të rëndësishme, rritja e aftësisë së mbikëqyrjes dhe   promovimi i veprimit të të gjithë shtetasve. (Li Huailiang/Artan)

Foto:VCG