Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën një mesazh z. Mahamat Idriss Deby Itno, duke e uruar për zgjedhjen si president i Republikës së Çadit.
foto: CMG
Në mesazhin e tij, Xi vuri në dukje se vitet e fundit, marrëdhëniet ndërmjet Kinës e Çadit kanë ruajtur një prirje të mirë zhvillimi. Të dy vendet kanë thelluar në mënyrë të vazhdueshme besimin e ndërsjellë politik, kanë nxitur në mënyrë të qëndrueshme bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe kanë pasur një bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar. "Unë i kushtoj rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve mes Kinës e Çadit dhe dëshiroj të punoj bashkë me Presidentin Mahamat për të forcuar mbështetjen e ndërsjellë, për të çuar përpara bashkëpunimin miqësor dhe për të sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve," tha presidenti Xi. (Li Huailiang/Artan)