Kina vlerëson përparimin në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut
2024-05-21 10:04:21

Foto nga VCG

Kina hapi 268 muze të rinj në të gjithë vendin vitin e kaluar, duke krijuar gjithsej 6833 muze të regjistruar në mbarë vendin, njoftoi Administrata Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore të shtunën, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeut, shkruan “China Daily”.

Vitin e kaluar, më shumë se 40.000 ekspozita dhe 380.000 aktivitete edukative në muzetë kinezë tërhoqën 1.29 miliardë vizita, duke tejkaluar numrin për 2019, gati 1.23 miliardë, tha Li Qun, drejtor i Administratës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Sipas tij, gjatë festës së Ditës së Punës nga 1 deri më 5 maj, muzetë në Kinë tërhoqën më shumë se 50 milionë vizita.

Festimi kryesor i kombit këtë vit u mbajt në Muzeun Historik Shaanxi Qin-Han Hall në Zonën e Re Xixian, provincën Shaanxi.

Dita Ndërkombëtare e Muzeut të këtij viti kishte si temë kërkimin dhe edukimin.

Java e parë nxjerr në pah një gamë të gjerë ekspozitash, me mbi 10,000 bileta falas për në muze që i ofrohen publikut çdo ditë. Javët në vijim do të vënë në pah produktet kulturore dhe krijuese, filmat dhe librat. (Fatosi)