Foto nga VCG
Parimi i një Kine është baza e fortë për paqen midis brigjeve të ngushticës së Tajvanit, theksoi të hënën ministri i jashtëm kinez Wang Yi.
Wang, gjithashtu një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, i bëri komentet në kuadër të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Astanë, kryeqytetin e Kazakistanit.
Pavarësisht se si ndryshon situata në ishullin e Tajvanit, ajo nuk do të ndryshojë faktet historike dhe juridike që Tajvani është pjesë e Kinës, apo tendenca historike që Kina në mënyrë të pashmangshme do të ribashkohet, shtoi Wang.
Çdo përpjekje për të kundërshtuar ose mohuar parimin e një Kine do të përfundojë vetëm në dështim, theksoi ai.
Wang vuri në dukje se Deklarata e Kajros e 1943 dhe Deklarata e Potsdamit e 1945 përcaktojnë qartë se Taivani, një territor kinez i vjedhur nga Japonia, do ti rikthehet Kinës. Këto dokumente me efekte ligjore ndërkombëtare përbëjnë një pjesë integrale të rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore dhe janë gjithashtu kujtesa kolektive e komunitetit ndërkombëtar, shtoi ai.
Parimi i një Kine është një premtim politik mbi të cilën Kina vendos dhe zhvillon marrëdhëniet diplomatike me vendet e tjera, si dhe spiranca e fortë për paqen dhe stabilitetin nëpër ngushticat e Tajvanit, tha Wang.
Kombi kinez ka gjithmonë besimin e përbashkët se atdheu nuk mund të ndahet, vendi nuk mund të destabilizohet, grupet e tij etnike nuk mund të ndahen dhe qytetërimi i tij nuk mund të prishet, tha Wang.
Duke theksuar se çështja e Tajvanit është çështje e brendshme e Kinës, Wang tha se realizimi i ribashkimit të plotë të Kinës është një aspiratë e përbashkët e të gjithë bijve dhe bijave të kombit kinez dhe gjithashtu një prirje historike që asnjë forcë nuk mund ta ndalojë.