Sondazhi i CGTN-it: 88 % e të anketuarve nga Amerika Latine dhe Karaibet e shohin Tajvanin si pjesë të pandashme të territorit kinez
2024-05-20 20:13:47

Mbi 88 për qind e të anketuarve nga Amerika Latine dhe Karaibet në një sondazh të bërë nga CGTN-i thanë se rajoni i Tajvanit është një pjesë e pandashme e territorit kinez, dhe 87 për qind u shprehën se vendet përkatëse të Amerikës Latine dhe Karaibeve duhet të ndërpresin lidhjet diplomatike me Tajvanin e të vendosin marrëdhënie me Kinën.

foto: VCG

foto: VCG

Sondazhi është bërë nga CGTN-i me 6406 pjesëmarrës nga Amerika Latine dhe Karaibet, për të vlerësuar njohuritë e tyre rreth çështjes së Tajvanit.

Pjesëmarrësit në sondazh shprehën pikëpamje të përbashkëta mbi zgjidhjen e çështjes së Tajvanit, duke njohur përpjekjet e qeverisë kineze për zbatimin e politikave dhe planeve të saj të bashkimit. Ata thanë se "durimi strategjik" i Kinës ishte një taktikë efektive për të promovuar bashkimin paqësor.

Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e shmangies së ndërhyrjeve të jashtme, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, pasi kjo mund të përkeqësojë situatën në Tajvan.

Pjesëmarrësit bënë thirrje për mbështetjen e përpjekjeve diplomatike dhe mjeteve paqësore për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit, si edhe për afrimin e të dy anëve të Ngushticës së Tajvanit nëpërmjet lidhjeve ekonomike e kulturore. (Li Huailiang/Artan)