Ambasadori i Kinës në Britani: Statusi i Tajvanit si pjesë e Kinës nuk do të ndryshojë kurrë
2024-05-20 10:31:40

Foto nga Ambasada e Kinës në Britani

Pavarësisht se kush e udhëheq Tajvanin, nuk mund të ndryshojë faktin themelor që Tajvani është pjesë e Kinës dhe ka vetëm një Kinë në botë, tha Ambasadori i Kinës në Britani,Zheng Zeguang, të premten në një simpozium mbi marrëdhëniet ndërmjet ngushticave.

Në fjalën e tij, Zheng theksoi se çështja e Tajvanit është në thelb të interesave të Kinës. Ribashkimi kombëtar është aspirata e përbashkët e popullit kinez brenda dhe jashtë vendit dhe vullneti i vendosur i qeverisë dhe popullit kinez.

"Teksa ndjekim ribashkimin paqësor me sinqeritetin dhe përpjekjet maksimale, ne do të pengojmë me vendosmëri çdo përpjekje për 'pavarësinë e Tajvanit' dhe çdo ndërhyrje të jashtme, pa marrë parasysh kostot."

Zheng theksoi se thelbi i parimit Një Kine është i qartë dhe s’mund të shtrembërohet apo vihet në dyshim nga askush.

Në komunikatën e përbashkët kino-britanike të vitit 1972 mbi shkëmbimin e ambasadorëve, qeveria britanike deklaroi në mënyrë të qartë se Britania e njeh Tajvanin si provincë të Republikës Popullore të Kinës. Ajo njeh qeverinë e Republikës Popullore të Kinës si qeverinë e vetme legjitime të Kinës. Pas kësaj deklarate të Britanisë, u vendosën marrëdhëniet zyrtare diplomatike midis Kinës dhe Britanisë.

Megjithatë, ekziston një grup njerëzish në Britani që mbështesin forcat e 'pavarësisë së Tajvanit' dhe pjesëmarrjen e tij në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Këto veprime shkelin seriozisht angazhimet politike të Britanisë ndaj Kinës dhe ndërhyjnë në punët e brendshme.

Zheng tha se paqja e bashkëpunimi janë opinioni kryesor në Tajvan dhe dëshira e përbashkët e bashkatdhetarëve në të dy anët e ngushticës. Ai shpreson se kinezët dhe studentët kinezë në Britani do të kundërshtojnë me vendosmëri aktivitetet separatiste dhe do të nxisin zhvillimin paqësor të marrëdhënieve ndërmjet ngushticave.