Dita e Turizmit në Kinë: Tendenca pozitive e turizmit të brendshëm të Kinës
2024-05-20 10:21:08

Foto nga VCG

19 maji është Dita e Turizmit në Kinë. Tema e Ditës së Turizmit për këtë vit është "Eksploroni Kinën, shijoni një jetë të lumtur".

Që kur Kina njoftoi një sërë politikash dhe planesh, përfshirë udhëtimin pa viza për qytetarët e shumë vendeve, politikën e tranzitit pa viza 72/144 orë dhe rritjen e fluturimeve ndërkombëtare për të tërhequr turistë të huaj, këto masa po arrijnë rezultate të mira. 

Administrata Kombëtare e Emigracionit të Kinës (NIA) njoftoi se portet kufitare kishin përpunuar mbi 141 milionë udhëtime hyrëse dhe dalëse në tremujorin e parë të këtij viti. Ndërkohë janë kryer mbi 13 milionë udhëtime ndërkufitare nga shtetas të huaj, një rritje prej 305%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. (Çang Çuo)