Roli qendror i sistemit të bankave dhe Shoqatës së bankave në Shqipëri ka qenë për të nxitur kreditimin e ekonomisë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko thotë se kreditimi vetëm 5 vitet e fundit ka një arritje akumulative me 40%.
Panelet diellore (Foto RTSH)
“Roli qendror i sistemit të bankave dhe Shoqatës së bankave ka qenë për të nxitur kreditimin e ekonomisë. Ka shumë shifra pozitive, kreditimi vetëm 5 vitet e fundit ka një arritje akumulative me 40%. Vetëm vitin e fundit e kemi një rritje kreditimit në total rreth nivelit 12% dhe kredia për biznesin privat është rritur në nivelin 8% në vitin 2023. Tre mujori i parë i këtij viti ka përsëri një rritje kredie prej 12%. Këto janë shifra premtuese, inkurajuese dhe gjithashtu rezultat i punës së shoqatës së bankave të sistemit bankar. Një sfidë e fuqishme që kam pasur një goditje të fuqishme dhe sfidë të madhe që sistemi bankar dhe shoqata e bankave pasi sot jemi për 25 vjetorin, duhet të kujtojmë disa momente të arritura suksesi, ka qenë pandemia. Nuk duhet të harrojmë që me qeverinë shqiptare bëmë ndryshimet rregullative për shtyrjen e kësteve të klientëve me 2 tre mujorë, pra me 6 muaj. Në atë moment ishte një masë decizive, e cila shpëtoi biznesin, i dha një ndihmesë të gjithë agjentëve ekonomikë, por gjithashtu ndihmoi edhe sistemin bankar dhe me masat e tjera të ndërmarra në reformat e ndërmarra me autoritetet publike u arrit që të kalohej me sukses kriza e pandemisë.”- tha Sejko.
Saimir Saliaj në intervistë për CMG
Bankat kanë patur një rol shumë të rëndësishëm edhe në menaxhimin e krizave të ndryshme.
“Ne kemi kaluar gjithashtu tërmetin dhe pandeminë që ishin një goditje shumë e fortë si krizë, kemi kaluar krizën e luftës në Ukrainë, që është kriza e inflacionit, gjitha këto kriza janë mirëmenaxhuar me një koperim dhe bashkëpunim shumë të mirë, sigurisht të qeverisë shqiptare të Bankës së Shqipërisë, por padiskutim me një rol esencial, thelbësor të bankave të nivelit të dytë, shoqatës së bankave. Vetëm po ti referohemi goditjes që pati sistemi nga kriza globale financiare, nuk po e filloj nga viti 2010 në fakt me përkeqësimin e portofolave por në vitin 2014 apo 2015, kredia e keqe, kredia me probleme, arriti në nivelin e 25% të totalit të kredive. Shifra alarmante kjo për gjithë shtetet e rajonit, ne ishim kampion. Reforma e ndërmarrë plani i masave i ndërtuar nga qeveria shqiptar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë ka adresuar në disa ndryshime ligjore dhe rregullative të ndjekura me seriozitet nga qeveria dhe banka e Shqipërisë dhe banka të nivelit të dytë, bënë që niveli i kredive me probleme të bie nga niveli 25% në nivelin 4.6% që jemi sot.”- u shpreh Sejko.
Politika monetare ka qënë në fokus të veprimtarisë së Bankës.
“Gjithashtu lufta në Ukrainë, na përballi gjithë ekonomitë në gjithë botën ashtu edhe në Shqipëri me krizën e inflacionit në goditjen e inflacionit. Gjatë këtyre viteve ne jemi përballur duke qenë se ne si bankë kemi pasur stabilitetin e çmimeve me mbajtjen nën kontroll të inflacionit. Politika monetare ka qenë në këtë funksion ushtrimi i politikës monetare dhe faktorët e tjerë të jashtëm kanë bërë që niveli inflacionit të jenë nën objektivin prej 3%, nuk dua të bëj deklaratën e politikës monetare por ky është një lajm i mirë për bankën e Shqipërisë për sistemin bankar por dhe për qytetarët shqiptarë në fund të fundit pasi ka të bëjë me çmimet e produkteve.”- tha Sejko.
Në aktivitetin për 25 vjetorin e Shoqatës shqiptare të bankave, Sejko u ndal tek sfida e menaxhimit të kredive me probleme.
Zhvillimi i qëndrueshëm me panele diellore (Foto ATSH)
“Ky është një sukses kjo është një arritje me shumë mund dhe djersë, gjatë gjithë këtyre viteve. Një sfidë e madhe tjetër gjatë këtyre viteve për bankat, për shoqatën e bankave, por dhe për ne vetë, ka qenë konsolidimi i sistemit bankar, nuk duhet të harrojmë që ne u përballëm me krizën globale financiare, me tërheqjen me strategjitë e daljes së disa bankave emra të mëdhenj që operonin në Shqipëri, nuk dua ti përmend por ju gjithë i dini, banka franceze, greke, etj. Duke lënë rajonin jo vetëm Shqipërinë. Sfidë shumë e madhe për sistemin bankar por dhe për ne si autoritete publike të menaxhonim portofolin e kredive me probleme, të menaxhimin ristrukturimin e sistemit bankar me objekt konsolidimin e sistemit bankar për të ulur numrin e bankave, në mënyrë që të kishim një konkurrence më të shëndetshme dhe kjo sfidë u përballua me shumë sukses dhe këtu përsëri roli i bankave ka qenë esencial. Kreditimi i ekonomisë ka qenë një nga objektivat kryesor, kreditimi i shëndetshëm i ekonomisë, ulja e nivelit të kredive me probleme jo vetëm që i ka mbrojtur bankat nga parametrat e tyre kryesore në raport me kapitalin, me likuiditetin në funksion të ruajtjes dhe pozitave të qytetarëve shqiptarë pasi ai është roli kryesor që ne kemi si bankë Shqipërie unë flas si bankier qendror.”
Sipas të dhënave të vitit të kaluar, bankat i ofrojnë shërbime të aksesit në llogari rreth 171.654 qytetarëve ose rreth 78% të popullsisë adulte.
“Prej 32 vitesh nga viti 1992 shoqata e bankave është themeluar në vitin 1999. Sikurse u përmend dhe nga kryetari i shoqatës, gjatë këtyre viteve jo vetëm 25 viteve, por gjatë 32 viteve të sistemit bankar 2 nivelor në Shqipëri janë bërë ndryshime radikale, ndryshime të paimagjinueshme. Po të kthejmë kokën prapa, është një ndryshim kaq i madh saqë ne vetë nuk do ta besonim, unë do ti referohem disa shifrave në numra klientësh më pas, por ajo që dua të them në mënyrë të përmbledhur nëse do ti përmendja gjitha arritjet që ka bërë sistemi bankar në këto vite, ajo që doja të thoja është se në 10 vjeçarin e parë, të tranzicionit të sistemit bankar u përball me privatizimin, me privatizimin e bankave, ndërkohë pas 10 vjeçarit të parë vazhdoi procesi i privatizimit dhe sistemi financiar shqiptar sikurse e gjithë ekonomia e Shqipërisë ka kaluar një numër të madh krizash, goditjesh të forta që kanë qenë për ekonominë shqiptare por dhe për sistemin bankar. Këto duhen përmendur pasi kur kalon koha duket se kanë qenë të lehta, por realisht kanë qenë shumë të forta pasi sistemi bankar, shoqata e bankave që përfaqëson sistemin bankar i ka përballuar më shumë sukses, biles me shumë sukses se vendet e rajonit. Nëse do ti referohemi vetëm dekadës së fundit ne kemi kaluar disa kriza, si kriza e borxheve në eurozonë, ose kriza globale e 2008, pasi kriza e borxheve që ishte pak më vonë, ishte kriza e vitit, kriza greke e viteve 2014-2015.”- tha Sejko.
Parqet fotovoltaike (Foto Facebook)
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, aktualisht janë rreth 230 biznese të pajisura me infrastrukturën e nevojshme për tregti elektronike, nga 3 gjithsej në vitin 2013 kur u prezantua për herë të parë ky shërbim nga sistemi bankar. Numri i pagesave me kartë bankare është rritur 83 herë nga viti 2008. Shqiptarët në vitin 2023 kanë kryer mesatarisht 11 pagesa për frymë, nga 0.3 pagesa për frymë në vitin 2008 me këtë instrument.