Një pamje e platformës së parë inteligjente kineze të nxjerrjes së naftës detare "Huizhou 26-6" në Detin e Kinës Jugore, provinca Guangdong e Kinës Jugore. /CNOOC
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou 26-6", u instalua të premten në detin e Kinës Jugore, sipas Koorporatës Kombëtare të Naftës Detare të Kinës (CNOOC).
Struktura masive, e vendosur rreth 230 kilometra në juglindje të qytetit Shenzhen në provincën Guangdong të Kinës Jugore, ka një peshë prej mbi 30 000 tonësh dhe një sipërfaqe bordi sa tetë fusha standarde basketbolli. Platforma qëndron mbi një fushë nafte e gazi natyror, me një thellësi mesatare prej 112 metrash nën ujë dhe me vëllimin e rezervës gjeologjike të vlerësuar të barasvlershme me 50 milionë metra kubë naftë.
Numri i pajisjeve në këtë platformë inteligjente është tre herë më shumë se ai i një platforme tradicionale, por në një hapësirë një të tretën më të vogël. Kjo epërsi shndërrohet në një sërë funksionesh të fuqishme, si në prodhimin inteligjent, shpimin, kontrollin e gjendjes së pajisjeve dhe sigurinë. Sipas ekipit të projektimit, këto përparime do ta ngrenë efikasitetin e prodhimit me 20 për qind dhe do t'i ulin kostot e operimit dhe mirëmbajtjes 10 për qind në vit. (Wang Lei/ Artan)
Një pamje e platformës së parë inteligjente kineze të nxjerrjes së naftës detare "Huizhou 26-6" në Detin e Kinës Jugore, provinca Guangdong e Kinës Jugore. /CNOOC